Lobimi rus/ Balla: Berisha në listëpagesat e Rusisë, do i publikojmë faktet! Ish-kryeministri: Dokrra

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se fshihet pas pagesës 500 mijë dollarëve të dhëna nga Rusia për Partinë Demokratike. Nga Kuvendi, Balla tha se Berisha është futur në listëpagesën e Rusisë, ndërsa pralajmëroi publikimin e fakteve që vërtetojnë akuzat e mazhorancës. 

Balla tha se Lulzim Basha i ka marrë rublat ruse për llogari të Berishës, ndërsa akuzon këtë të fundit se lidhet personalisht me lobimin rus. Me ironi, Balla i tha Berishës se bashkë me Bashën të shkojnë tek emisioni 'Përputhen' dhe të ndajnë kush e ka fajin. 

“Sali ke harruar rublat këtu, hajde merri! S’ke thënë asnjë fjalë për sulmin kibernetik, duhet të flasësh për këtë! Natyrshëm PD zyrtare ka bërë disa deklarime këtu dhe natyrshëm ish presidenti, ish komandant i forcave të armatosura të dënonte sulmin kibernetik të Iranit. Sot Irani është aleat me Putin. Në ditët në vijim do bëjmë publike fakte se si lidhesh ti personalisht, aspak e rastësisht që vota jote në 2011 në 25 janar 2011 është dhënë pro një rezolute të sponsorizuar nga Putin. Je informuar që në 2008 për atë rezolutë. Ti e dije që po planifikohej një baltë e madhe kundër Shqipërisë dhe UÇK, asnjë reagim nga ty nga MM apo Ministria e Jashtme, madje me porosinë tënde është votuar pro rezolutës. I ka bërë shqiptarët në sytë e evropianëve vrasës dhe trafikant organesh njerëzve. Ti ke hyrë në listëpagesat e kremlinit Sali! Do dalin faktet Sali! Listpagesat janë marrë nga Luli, por për llogari të Saliut, ndajeni të përputhen se kush e ka fajin. Se është njoftuar para 15 prillit të 2008. Para një momenti të rëndësishëm bënë një zhurmë të madhe. Në 15 mars të 2008 ndodhte Gërdeci”, tha Balla.

Berisha nuk i komentoi akuzat e Ballës se fshihet pas financimit rus, por i cilësoi si dokrra dhe nga Foltorja e Kuvendit bëri replikë duke bërë thirrje për protesta.

“Në doktrinë diktaturat janë teologjike dhe e tillë është ajo Iraniane. Unë kam dënuar me forcën më të madhe në këtë platformë dhe kudo, agresionin e saj ndaj Shqipërisë. Por në doktrinë diktaturat janë edhe ato narkotike. Unë kam dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjen e saj në sistemet dixhitale të Shqipërisë dhe shkatërrimin e tyre. Në doktrinë regjimet njëpartiake janë diktatura dhe unë kam denoncuar me forcën më të madhe vendosjen e regjimit parti-shtet, parti e cila është e zier në drogë dhe krim.

Tani nuk mund të harxhoj kohë më shumë me dokrrat që shtrove këtu, por unë do të them dy gjëra. Nuk janë vetëm universitetet ato që janë në agoni. Biznesi i vogël është në agoni të vërtetë. Biznesi i mesëm është në arrati. Taksa që ju keni vendosur, 4-fishimi, 5-fishimi i energjisë. Taksa e re që keni parashikuar në 1 janar, 23% përbëjnë faktor shkatërrimtar për këtë biznes.

 Ndaj dhe e ftoj këtë biznes në një lëvizje të fuqishme kundër këtij regjimi dhe për përmbysjen e tij. Ftoj të gjitha profesionet e lira që njeriu i cili, firmos fap, fap, fap, e pam, pam, pam, mbush baulet me eurot e qytetarëve, kërkon ti largojë. Të bashkohemi në protestën e fuqishme e cila do ta bëjë të harrojë ato që ka thënë. E përmendi dje vettingun, sot u betua që nuk e kam thënë kurrë. Provoje po deshe vettingun. Të sfidojnë ata të sfidojmë dhe ne”, tha Berisha.

Mediat zbuluan pak kohë më parë një raport të Inteligjencës amerikane, sipas të cilit  Partia Demokratike kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017, ka përfituar financim 500 mijë dollarë nga Rusia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Balla ironi me Berishën: Luli mori rublat ruse për llogarinë tënden, ndajeni te 'Përputhen' se kush e ka fajin

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar financimin rus në PD, teksa i tha Sali Berishës se rublat ruse janë marrë nga Lulzim Basha, por për llogari të Sali Berishës. Me ironi Balla i tha Berishës që të shkojnë tek ‘Përputhen’ dhe t’a ndajnë se kush e ka fajin.

“Ti ke hyrë në listëpagesat e kremlinit Sali! Do dalin faktet Sali! Listpagesat janë marrë nga Luli, por për llogari të Saliut, ndajeni të përputhen se kush e ka fajin. Se është njoftuar para 15 prillit të 2008. Para një momenti të rëndësishëm bënë një zhurmë të madhe. Në 15 mars të 2008 ndodhte Gërdeci”, tha Balla.

Ora 19:39
Balla: Se kuptoj si të kanë dhënë shqiptarët kaq shumë pushtet! Berisha qesh nga vendi: Do më japin prapë (VIDEO)

 

Ish kryeministri Sali Berisha pasi ka përfunduar fjalën e tij në Kuvend është pasur me një deklaratë nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së. Balla i tha në një pjesë të fjalës së tij Berishës, se ende për të është ende habi sesi shqiptarët i kanë dhënë kaq shumë pushtet ndërkohë që është përgjegjës për shumë krime që kanë ndodhur në Shqipëri.

‘Se kuptoj sesi Shqipëria të kanë dhënë kaq shumë pushtet.’- tha Balla

Berisha duke qeshur nga vendi dhe pa u shqetësuar për asnjë akuzë u përgjigj se shqiptarët do ja japin sërish.

‘Do më japë prapë!’- tha Berisha.

Ora 19:34
Akuzat për Kovaçin, Berisha: Edhe Damian Gjiknuri ka qenë SHIK-s, po unë s’ja përmend

 

Sali Berisha ka komentuar akuzat që po bëhen ndaj Sandër Kovaçit, i cili është në krye të protestës së pedagogëve. Berisha tha se Rama sulmon si i tërbuar opozitën, ndërkohë që u ndal edhe tek Damian Gjiknuri, duke thënë se edhe ai ka qenë pjesë e SHIK.

“Edhe Damian Gjiknuri ka qenë pjesë e SHIK, po unë s’ja përmend. Ka shërbyer dy vite apo tre vite, ja quaj meritë, edhe për punën që ka bërë në fshehtësi, edhe atë ja quaj meritë! Ka tre ditë që u thotë shqiptarëve se Kovaçi ka punuar në shik në drejtimin e tij. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin, e opozitarëve njëri pas tjetrit”, tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 20/10/2022 21:37

    Taulant Daçiçi shqipfolës dhe shefi i tij Edvin shkjau shqipfolës të gjitha të zezat i gatuajnë në kuzhinat e Beogradit nga kuzhinjeri Vucic…! Edhe pak se mbaruat o mjerana

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/10/2022 20:59

    Palaçot e kuvendit vijojnë shfaqiet show e tyre te neveritshme.... Pa perjashtim jane per ne kolibë të qenit e jo odën e kuvendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit