TIRANE - Godina e SHQUP, e cila me vendim të kryeministrit në largim, Sali Berisha, i ka kaluar PD, është kërkuar edhe nga ana e Gjykatës së Lartë, përveç
OSBE-së. Por, kërkesa është rrëzuar nga Berisha, me motivacionin se godina e SHQUP është një ndërtesë simbol i ushtrisë. Gjë që Berisha tashmë nuk e mendon kështu, duke qenë se godinën e SHQUP e ka cilësuar si një objekt që ka shërbyer vetëm për dasma dhe ceremoni mortore.
Këtë fakt e ka pohuar deputeti socialist, Taluant Balla, i cili për herë të parë ka bërë të ditur një lajm të tillë, duke treguar qartë qëndrimin me dy standarde të kryeministrit Berisha në lidhje me rëndësinë që ka SHQUP për ushtrinë shqiptare. “Sali Berisha nuk pranoi që SHQUP t’i jepej OSBE, por as Gjykatës së Lartë. Para disa kohësh, kur Gjykata e Lartë drejtohej nga Shpresa Beçaj, kryetarja e këtij institucioni i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha, duke i kërkuar shndërrimin e SHQUP në godinë të Gjykatës së Lartë.
Por, Berisha e refuzoi këtë kërkesë të Gjykatës së Lartë me arsyetimin që godina e SHQUP është një ndërtesë simbol i ushtrisë dhe se nuk mund t’i jepej një institucioni tjetër. Të gjithë e mbajmë mend Sali Berishën kur deklaronte se ishte i dashuruar me gjykatat. Por, “dashurinë” e refuzoi, ndërsa SHQUP-in e mori për vete”, ka qënë deklarata e deputeti socialist, një ndër kritikët më të ashpër të kryeministrit në largim, Sali Berisha.
Ai nuk ka munguar të paralajmërojë dhe njëherë se Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë do t’i rikthehet ushtarakëve shqiptarë, pikërisht atyre që e meritojnë dhe se nuk ka asnjë gjasë që të kthehet në një seli partie, qoftë kjo dhe për PD. “SHQUP i takon Ushtrisë shqiptare dhe nuk mund të kthehet në një godinë partie. Këtë ngulite mirë në mendje Sali”, shprehet deputeti socialist. Duke treguar qartë se për këtë godinë të bollshme dhe me ambiente të gjëra rreth saj ka qënë objekt kërkese nga shumë institucione të rëndësishme, përfshi dhe gjykatat dhe prezencën e OSBE në Tiranë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56