Balla: Berisha të shpjegojë lidhjet 
me Gaten e SMS me të arrestuarit

Balla: Berisha të shpjegojë lidhjet <br />me Gaten e SMS me të arrestuarit
TIRANE - Aksioni antikanabis i ndërmarrë në Lazarat është bërë objekt debati edhe në seancën e sotme parlamentare. Deputeti i PS, Taulant Balla kërkoi që ish-kryeministri Sali Berisha të përgjigjet për lidhjet e tij me të ‘fortin e Lazaratit’ Gate Mahmutaj.

Sipas Ballës, Berisha duhet të përgjigjet se janë gjetur mesazhe të shumta të ish-kryeministrit në telefonat celularë të kriminelëve të arrestuar. Balla tha ndër të tjera tha se pritej një deklaratë zyrtare e PD për mbështetjen e aksionit të policisë në Lazarat, ndërsa kjo ende nuk ka ardhur.

"Nuk doja të zgjatesha shumë komisionin hetimor sepse kemi bërë shumë debate, por po prisja një deklaratë zyrtare të PD lidhur me aksionin e ndërmarrë në Lazarat, por nuk e bënë, ndërkohë që qytetarët dhe ndërkombëtarët e mbështesin këtë aksion. Nuk dua të zgjatem sepse policia ka ngritur kokën e Shqipërisë. Meqë këtu u hodhën akuza ndaj mazhorancës aktuale, dua të shtroj dy pyetje për ish kryeministrin Sali Berisha, a ka biseduar Berisha pak minuta para dorëzimit me Gate Mahmutaj? Si shpjegohet se numri kryesor i bisedave është me të arrestuarit e Lazaratit. Ai duhet të shpjegojë këtë. Unë pyes, cili është roli i Gates në PD e Gjirokastrës, si ka mundësi që në krye të PD të tepelenës u vendos Petrit Abedini, i akuzuar për trafik droge. A ka mundësi të na thoni se çfarë reoli ka lagja e mahmutajt në zgjedhje, pasi ju dhanë mandatin e vetëm." theksoi Balla.

Balla kërkoi nga Partia Demokratike që të distancohet nga kriminelët por që këtë nuk e bënë sipas tij

“Prisja të distancoheni, po nuk e bënë. Prisja të bënin thirrje për tu dorrëzuar grupit të zjarrit, po ju iu dolët në mbrojtje. Tani le të presim Gate plakun të vij se këtyre këtu iu është mbaruar baruti.” tha Balla

Ora 11: 45 Berisha: Hiqni policinë nga Derviçani, qëllojini kriminelët përballë
“Kërkoj të hiqen njësitë nga Derviçani sepse është një zonë intensive biznesi, është një zonë minoritare dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj presioni. Keni mbushur kishën e Derviçanit me qindra policë. Duhet të ndërpriten urgjentisht të shtënat pa objektiv, policia ka dhe do të ketë të drejt. Policia e armatosur deri në dhëmbë shtin duke bërë lojën e grupeve kriminale, duke terrorizuar popullatën. Kriminelët shtijnë se janë kriminel, por të qëllohet ndaj tyre me precizion, por të qëllohet në ajër është turp vetëm ata e bëjnë”, tha ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Parlamentit me tone të ashpra.

Berisha: Mbështes policinë, por reflektoni për çka po ndodh!
“Dua të sqaroj që në fillim qytetarët si ish-kryeminsitër, si ish-president, ish-kreu i PD dhe si deputet: Mbështes çdo përpjekje të ligjshme të policisë shqiptare për të vendosur nën ligj çdo skaj të territorit të Shqipërisë. Kjo s’mund të ketë asnjë ekuivok. Mbështes çdo oficer policie, i cili me përkushtim angazhoet në luftën kundër trafiqeve kriminale, ajo që ndodh sot në Lazarat ai kaos i krijuar mbas 6 ditësh, të futur 20 herë në Lazarat? Sot janë në periferinë më të largët të tij, pa asnjë përpjekje, pa asnjë përljeshje. Është kryekëput dëshmi e implikimit nga krahu i ekzekutivit tek Taulant Gjura tek Saimir Topi në drogë. Qytetarët janë me policinë, por jo me trafikantët në qeveri. Ju bëj thirrje të reflektoni me këtë që po ndodh”. 

Ora 11:30 Paloka: Kapobandat nuk janë në Lazarat, por në Tiranë
Nga ana tjetër deputeti i PD Edi Paloka tha se kapobandat e vërtetë sipas tij nuk janë në Lazart por në Tiranë duke hedhur akuza ndaj mazhorancës. Sipas Palokës PD nuk ka asnjë lidhje me trafikantët e Lazaratit ndërsa shtoi se në listë nuk kishte asnjë eksponent i PD

“Doli një listë me emra nga policia, të cilët sipas policisë qëlloi policinë. Por më vonë doli dhe një emër se ai qëllonte, por ai ishte në burg, doli dhe një emër i një deputeteje, por u përgënjështrua. Del Minitri i Brendshëm e thotë qëllojini, nuk iu shpëton as zoti. Kë të qëlloj njerëzit e thejshtë? Po ajo që denoncohet se po i dhunojnë, po i nxjerrim nga shtëpitë, nëse ka ndodhur kjo e dini ku do na cojë? Ne e kemi bërë një deklaratë për policinë, por policinë nuk mund ta mbrojnë këta. Nuk mund ta luftojnë trafikun këta që janë në krye të listës. Lidhur mne lidhjet që kemi ne me trafikantët, në Lazarat njoh shumë njerëz, por Gaten jo. Morët një dhe e ngritët për të treguar se po luftoni. Nuk i doli emri asnjë deputeti të PD, emrat i keni nxjerrë vetë, dhe nuk dëgjova në listën e policisë të ndonjë deputeti të PD. Ta dini që me sajesa, me Gaten e gjorë, ju e dini që kapobandat janë këtu në bllok, janë këtu mbrapa, nuk janë në Lazarat. Kapobandat i keni në Tiranë. Keni vajtur të bëni luftë me ca fshatarë. Ai qenka superkrimineli." u shpreh Paloka
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe