Balla: Berisha vrasës i pa gjykuar
Berisha:Çakall përdhunues që leh

Balla: Berisha vrasës i pa gjykuar<br />Berisha:Çakall përdhunues që leh
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u përfshinë në debate sot gjatë seancës së Kuvendit. Balla u shpreh së ligji i dekriminalizimit nuk ka vlerë pa reformën në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, reforma në drejtësi duhet të bëjë të mundur ndëshkimin e të pandëshkuarve, duke hedhur akuza në drejtim të ish liderit demokrat, Berisha dhe kreut aktual të PD-së, Basha. 

Nga ana tjetër Berisha është kundërpërgjigjur me të njëjtat tone ndaj Ballës, duke e quajtur një çakall që leh, i akuzuar për përdhunim.

Ja debatet Balla-Berisha
 
Balla: Pala që kërkoi konsensusin tonë, vazhdoi edhe dje të hedhë baltë duke këmbëgulur paturpësisht tek testi i dorës. Kjo farsë njereëzish , droguar nga mllefi është në fakt shembullore për të vërtetëtn e madhe se PD nga shpifjet vjen, drejt shpifjeve shkon, me shpifje rron. Duke shpifur për ditë, pasojë e diktimit stalinist. Opozita e sotme është kriminalizuesja më madhe e politikës sot në Shqipëri. Edhe ky ligj nuk zgjidh fare asgjë në këtë aspekt. Kriminalimi i kundërshtarit me baltosje. Ky është problemi, pse jo edhe turpi i një pjese të shoqërisë që voton mbi 30 % këtë politikë të urrejtjes kriminalizuese. Kemi këtu midis nesh të pandëshkuar, kriminelë të pandëshkuar që kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve. Kemi në krye të opozitës atë që vodhi 250 milionë euro dhe s’është ndëshkuar por ia ka hedhur drejtësisë. Turpi në sytë dhe veshët e të huajve. Ligji në rradhë të parë tenton të mbrojë këtë institucion nga prurje politike të padëshirueshme për një shoqëri demokratike.

Unë kam bindjen se ky ligj nuk do të bëhej kurrë i nevojshëm nëse të humburit nga pushteti nuk do gjenin alibinë për humbjen e pushtetit. Më shumë u kriminalizuan me fjalë para se të vinin këtu. Basha ka folur për gjoja 19 kriminleë në këtë sallë. Berisha ka thënëë se janë më shumë. Shqiptarët do të shohin pas ligjit se në këtë krah të sallës nuk ka asnjë të dënuar për krimet e parashikuar për këtë ligj. Aa Saliu dhe as Luli nuk janë gjykuar dhe dënuar. Ne punuam me vullnet të plotë për këtë të lgij dhe do ta votojmë sepse si njeriu i arsyeshëm sillet me cdo qenie të papërgjegjhsme ne duam t’ia  heqim mjetet e  rrezikshme nga duart kësaj opozite që i ka humbur vizioni. Sic tha Selami,  lidershipi i  PD-së nuk ngjall më asnjë shpres në këtë vend. Është e nevojshme që t’ia heqim nga duart alibirat..  Ne nuk do kërkojmë alibi, ne japim llogari para shqiptarëve. Ato presin një sistem që të dënojë edhe hajdutët pa pushtet dhe ofiqarët me imunitet. Ka një koorporatë që duhet dekriminalizuar. Koorporata e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që lënë të lirë personat e inkriminuar...

Nuk kanë shanc të marrin drejtësinë për djalin e vrarë dhe vajzën e përdhunuar pasi rivriten në duart e gjykatave. Dekriminalimi mund të bëhet vetëm nga reforma në drejtësi. BE nuk na hap dyert nëse nuk provojmë që drejtësia nuk është mallë që shitet dhe blihet dhe që para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Unë e kam  pritur  me lehtësim këtë ditë dhe mezi pres edhe votimin në një seancë të afërt sepse ndjehem i çliruar nga lumenjtë e baltës që hidheshin  korridoreve të Europës. Ata që nuk shpjegojnë dot humbjen, përpiqen t’i bëjnë një lloj terapie vetes duke njollosur Shqipërinë. Ky është motivi i opozitës. Jam shumë i interesuar edhe se opozita që t’u hiqet alibia kësaj opozite përse nuk e do populli shqiptar. Nuk mund të mos flas edhe për një lloj hipokrizie që na bashkon kur votojmë për një ligj që e kemi shpikur për të mbuluar dobësitë tona. Ligji është pa vlerë pa reformën në drejtësi. Ligj që ndëshkon armiq që nuk i njohim, krime që nuk janë kryer. Sot diskutuam ligj jo për të ndalur veset e politikës shqiptare por njerëzit me vese të hyjnë në politikë.
 
Ne duhet të kemi guximin t’u flasim shqiptarëve se nëse nuk bëjmë reformën, nuk po mbrojmë politikën nga krimi, por disa njerës të inkriminuar nga konkurrenca e ligjit. Ne kemi një burrë që ka vrarë 4 qytetarë të pambrojtur në bulevard dhe ky duke u mburrur vetëm për t’i shpëtuar dënimit ai shpalli ekzistencën e një grushti shteti dhe nxori të pafajshëm edhe gardistët që vranë.
 
Ka në këtë sallë një njeri që ka kapur drejtësinë dhe ka përdorur pushtetin për të mos u gjykuar. Unë jam i lumtur që ligji i dekriminalizimit e heq baltën nga parlamenti dhe politika. Unë do e votoj këtë ligj me shpresën se do i hapë rrugë pastrimit të politikës shqiptare. Ne do të miratojmë këtë ligj sepse ndëshkimi i krimit është drejtimi ynë i duhur. Ne mund tu miratojmë PD-së çdo lloj kërkese dhe do ruajmë qetësinë dhe dinjitetin, por e sigurt është që edhe këtë proces do e degradojnë, duke kërkuar analiat e urinës duke kërkuar përqindjet e kolesterolit. Analizat e përmbajtjes së oturakut. Alibia juaj është përse nuk iu voton populli shqiptar. Në fund mos na kërkoni edhe ndërrimin popullit shqiptar.  Këtë nuk ua bëjmë dot...
 
Berisha:
 Kreu i meduzës Edvin Kristaa Rama, i cili në dy vjet shndërroi krimin në institucionin suprem të qeverisjes së tij, mbrohet këtu nga çakej që lehin për mëkatet e tyre, mbrohet këtu nga individë delinkuent, që ky ligj u djeg deri në shpirt se vet ata janë të akuzuar direkt, janë akuzuar se janë ndaluar nga policitë kufitare të vendeve të tjera për trafik të qenieve njerëzore. Ka të tjerë që i kanë akuzuar për trafik të njerëzve më të afërt, por këto janë akuza. Mbrohet nga çakenj që janë këtu, të cilët janë të denoncuar zyrtarisht, si parafolësi, për përdhunim të një vajze me AIDS, të sëmurë, në një aferë në të cilën është përzier dhe një mjek që ka lënë detyrën. Një delinkuent, i cili ka paguar, me shoferin e tij, euro për t'i mbyllur gojën denoncueses. Mbrohet këtu nga çakenj që lehin, të cilëve drejtësia shqiptare, për gjuhën e horrit iu ka vënë damkën e shpifësit, i ka ndëshkuar dhe certifikuar si shpifës. Dhe jo një herë por disa herë.

Mbrojnë këtu, ata të cilët akuzonin për ato të cilat janë dënuar si shpifës, se Shkëlzen Berisha kishte Llotarinë Austriake, ka çuar motrën në Loton Austriake, si zëdhënëse të marrëdhënieve publike të Lotos. Mbrojnë këtu ata horra, të cilët me paratë që vjedhin lënë nga 25 mijë euro në një dorë bixhoz, si gjënë më të paqenë. Mbrohet këtu nga horra, të cilët me paratë që vjedhin bredhin në resortet më luksoze të Europës dhe botës. Mbrohet nga ata të cilët, me parcelat e drogës po ndërtojnë parajsën e tyre, mbrohet nga ata të cilët i ka transportuar në makinë trafikantët kryesorë të drogës, klanin Qosja, mbrohet nga ata të cilët i ka vendosur në Polici. Mbrohet nga ata të cilët klani Hoxha i Librazhdit, një nga klanet kryesore të drogës, ndante trofetë me të dhe ky edhe pas goditjes që mori nga ky klan, instaloi pjesëtarë të tij në policinë e Librazhdit. Mbrohet nga ata të cilët kanë krimin ordiner, drogën, trafiqet, prostitucionin si bukën e tyre të përditshme. Por këta janë ushtarë, ndërsa bajlozi krimit është Edi Rama. është ai i cili ndërtoi këtu si institucion suprem krimin. 

Opozita korr sot në mënyrë të padiskutueshme një fitore pasi pas një lufte dhe beteje një vjeçare, më të vështirën, beteja me krimin është beteja me djallin, por është betejë që opozita do ta bëj dhe ky është vetëm hapi i parë. Dhe i garantoj unë këta se ky është hapi i parë. Nuk është domethënia e madhe e tij me artikujt që prek. Domethënia e madhe e tij është me rezonimin që ka në Shqipëri dhe në mbarë botën. Kjo është domethënia më e madhe e tij dhe kjo u djeg shumë këtyre. E dëgjuat ju se si shprehte keqardhjen se si dënohen ata si ai? Që janë marrë me trafiqe, me përdhunime, që janë marrë me vjedhje nga mëngjesi deri në darke me tendera, që çojnë familjarët e tyre për të krijuar 3 kompani brenda javës. 

Sigurisht ky është vetëm fillimi, është hapi parë. Kjo është betejë e vështirë shumë, por një gjë është e sigurt. Ata të cilët nxorrën këtu hanxharët e krimit, ata ikën, një pjesë se të tjerët janë. Edhe ata do ikin. Ju jeni të mundur nga forca e antikrimit të qytetarëve shqiptarë, nga vlerat morale. Ju jeni Bushër, ju jeni Rroshër, ju jeni Frrokër, ju jeni Shullazër, ju jeni Xhuvanër, ju jeni Parti krimi, ju jeni kriminelë, sepse i keni strehuar ata dhe mbani parlamentin një vit rresht në mbrojtje dhe avokati të tyre. Dhe keni pafytyrësi të dilni këtu dhe bëni apoteozën e tyre. Bëni apoteozën e vetes tuaj, jo të tyren. Sa herë të kanë kapur makinën në momente trafiku, të arrestuan tre herë mikun tënd më të ngushtë, të kanë regjistruar me Qosen me targë e me të gjitha duke i dhënë pasaportën diplomatike dhe targën diplomatike trafikantit. Lufta me krimin është luftë me djallin por ne do ta bëjmë, lufta me krimin është lufta më e vështirë por ne do ta bëjmë, dhe absolutisht do qëndrojmë deri sa krimineli fundit të dali nga ky Parlament!

Sadri Abazi: Ti ke qenë në pushtet atëherë pse nuk e arrestove? Mos e lini të flasë këtë kriminel.

Berisha: Edhe ti ke historitë e tua, do merrem dhe me ty. 

Balla: Ti je vrasës që nuk je ndëshkuar, hajdut që nuk je gjykuar. E ke kepërdor këtë Kuvend për lloj lloj fyerjesh. Mëkati im i vetëm është që kam të njëjtën moshë me tët bir. Se le yt bir para në bixhoz, mendon se duhet ta kenë dhe moshatarët e tij. Ty kur të përmendin të birin ke një problem shumë të madh se s’të ka dalë ashtu si’duhet.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas