Balla-Berishës: Distancohu nga
kriminelët, iu jep urdhra me telefon

Balla-Berishës: Distancohu nga<br />kriminelët, iu jep urdhra me telefon
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Taulant Balla janë përplasur në Kuvend sa i përket rendit dhe sigurisë në vend, e ndërsa akuzat më pas janë bërë personale. Deputeti socialist i bëri thirrje ish-kryeministrit të largohet nga bandat kriminale. Në readimin e tij Berisha tha se deputeti i PS është i lidhur me bandën kriminale “Klani Gjura”. 


Balla: Kam një apel personalisht për ty Sali Berisha. Distancohu urgjentisht nga elementët kriminal dhe terrorist që u jep urdhra me telefon. Ta dish, je ti njeriu që frymëzon shpirtërisht dhe me mënyra të tjera, element kriminal që duan të krijojnë një situatë terrori në këtë vend. Shqiptarët e dinë. Këtë që po e them ma tha një koleg i imi deputet nga Partia Demokratike.

Berisha: Një anëtar i “klanit Gjura” që më sulmon mua më nderon. Avokati i tyre nuk i mbron dot, mund të pudroset me kokainën e tyre, mund të ndërtojë prona me drogën e tyre… Është një klan me ndjekje ndërkombëtare nga më të rrezikshiet. Nuk kam të dhënë se kokaina në Stamboll ishte e “klanit Gjura”, po ju keni qënë lider. Taulant Balla është i regjistruar në TIM-s që kalon në makinën e tij Fatos Gjurën në ndjekje ndërkombëtare. Ky është i dënuar 7 herë për shpifje. Zyrtari më i dënuar. Zonja Sukis që është motra e tij është përfituese e reklamave të Llotarisë Kombëtare. Fituese e tenderave në Ministrinë e Brendshme dhe në Bashkinë e Elbasanit. 

Balla: Ti ke qënë në pushtet kur ata elementë që përmende, ata janë në burg, krytari i PD së fshatit. Ti Sali ke një problem me mua, unë kam fatin e keq që kam moshën e djalit tuaj. Djali juaj iu ka dalë nga duart, e ke sindromë. Ne nuk duam të paguajmë këtë syndromë qw ke me djalin tënd. Thuaje dhe atë të sidës… ty të dhëmb kur përmend djalin, e di, shumë të dhëmb. Unë darkë për darkë shkoj tek familja, ti e vuan këtë. 

Berisha: Për sa i përket sulmeve ndaj djalit, ka bërë disa gjyqe, i ka humbur në mënyrën më të turpshme. Për sa i përket përdhunimit, i bindur të jesh se shumë shpejt do t’i lexoj në këtë sallë. Do të nxjerr deponimin që viktima ka bërë për ty.
 
Meta:
Ju lutem lërini fjalët. Se s’ka kuptim të përmendim njerëzit e afërm të njëri-­tjetrit.

Berisha: Flas me fakte.

Meta: Kur faktet nuk përputhen me teorinë ndrysho faktet
 
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë