“Besoj se të gjithë qytetarët dhe deputetët e dëgjuan sulmin e pa principë të zotërisë parafolës kundër Ministres së Mbrojtjes. Unë kam këtu një procesverbal të Forcave të Armatosura, datë 24 ora 09.07 minuta, Baza e Gjirokastrës, fluturim Tiranë – Gjirokastër, pilot Sokol Feka, në bordin e helikopterit kryeministri Berisha plus një oficer shoqërimi i kryeministrit. Ti që akuzon Ministren e Mbrojtjes, ç’punë ke pasur të fluturosh me zotin Feka në 24 mars 2012! Sa të bukur e paske pasur edhe fluturimin, nga Tiranë në Gjirokastër, afër Lazaratit. Mos je ulur në Lazarat? Përpara se të akuzosh Ministren e Mbrojtjes për gjëra të paqena, pse nuk jep përgjigje nga 2005 deri në 2013 ky majori ka qenë 5 herë i dekoruar, meqë flasim për dekoratat, dhe 5 herë i dënuar nga gjykatat e këtij vendi për shkelje në Forcat e Armatosura. Pse nuk thirre ministrat e tut ë mbrojtjes, pse nuk e larguat zotërinë? Por sot çohesh dhe hedh bomba, se je marrë dorën bombave, kundra Ministres së Mbrojtjes, kundra Qeverisë me akuza të paqena. I vetmi njeri që nuk duhet të akuzojë fare Forcat e Armatosura je ti. Forcat e Armatosura janë dinjiteti i një kombi. Po qe se nuk e kuptuar për kaq vite, 8 vjet kryeministër, 5 vjet President Republike dhe pjesën tjetër kryetar i opozitës, mësoje sot. Nuk kemi asnjëri nga ne të drejtë, qoftë edhe një minutë të vetme të hedhim akuza shpifëse kundra Forcave të Armatosura”, tha Balla. Fjala e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla
Balla tha se Sokol Feka është pranuar në radhët e Forcave të Armatosura në vitin 1996, kohë kur në krye të Forcave të Armatosura ishte Sali Berisha, si president i vendit.
“Sa për dekoratat, po ta kujtoj dhe njëherë të fundit përsëri mos e përmend rastin e Sokol Fekës. Sepse ky person është pranuar në Forcat e Armatosura në vitin 1996, kur komandant i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ke qenë ti, President i Republikës, Komandant i Forcave të Armatosura. Po mos ngri more më akuza se çdo akuzë që ngre ti, gjithmonë ty të kthehet mbi kokë”, tha Balla.
Ai akuzoi se në kohën e qeverisjes së djathtë nga 500 aplikantë për FA janë pranuar 450 duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej 103 milionë lekë.
“Një element tjetër shumë i rëndësishëm. Maj 2013, prag fushate, 450 aplikantë për rekrutim në Forcat e Armatosura nga 500 gjithsej, të shpallur fitues nga këta. Por gënjyer ama, premtuar vend pune në ushtri në prag të fushatës elektorale vetëm e vetëm që këta 450 t’u jepnin votën. Dëmi, me urdhër të këtij, 103 mln lekë. Jepini fjalën që do i fusim në ushtri, po humbëm punë e madhe se s’do ti marrim, po fituam s’do ti marrim prapë. Kjo është historia e marrëdhënies tuaj me Forcat e Armatosura”, tha Balla.