Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilluan sot homazhe pranë Memorialit të Holokaustit në Tiranë, në nderim të kujtimit të viktimave të Holokaustit.

Përmes këtij akti përkujtimor, Balla dhe Sa’ar nderuan kujtimin e miliona viktimave të Holokaustit, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të vlerave të humanizmit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohje për të gjitha familjet shqiptare që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, strehuan, mbrojtën dhe shpëtuan hebrenjtë nga përndjekja naziste.

“Mirënjohje të gjitha familjeve shqiptare që mbrojtën dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, theksoi Balla.


Lajmi kryesor:

Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi, ministri i Jashtëm izraelit takime me Hoxhën e Peleshin në Tiranë: Miqësia jonë është farkëtuar në histori