Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare diplomatike me qëllim nënshkrimin e një marrëveshjeje të gjerë ndërqeveritare (G2G).

Me këto marrëveshje, Shqipëria do të lidhë “kontrata drejtpërdrejt me kompanitë izraelite, duke hapur mundësi të rëndësishme tregtare në fushat e sigurisë kibernetike, inovacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë”, thuhet në një publikim të mediave izraelite.

Në orën 10:00, ai takohet me ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxhën, më pas në 11:00 me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe më vonë me kryeministrin Rama.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme izraelite, theksohet gjithashtu edhe marrëdhënia e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, përfundon artikulli.