TIRANE - Versione të ndryshme vijnë nga deputeti socialist Taulant Balla dhe dhëndri i Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi lidhur me procesin gjyqësor ndaj Ballës i paditur nga Malltezi për shpifje.
Deputeti Taulant Balla ka akuzuar dhëndrin, djalin dhe vajzën e Kryeministrit Berisha se kanë uzurpuar Gjykatën. Deklarata e deputetit socialist u bë publike menjëherë pas shtyrjes së procesit gjyqësor në ngarkim të tij, pasi është paditur nga Jamarbër Malltezi lidhur me akuzat që Balla ka hedhur edhe ndaj dy fëmijëve të Kryeministrit Berisha për pasuri të paligjshme.
Sipas Ballës, vetë paditësi, Jamarbër Malltezi mungonte në proces. Nga ana tjetër, në një reagim për mediat pas deklaratave të Ballës, Jamarbër Malltezi shprehet se përfaqësuesi i tij ligjor ka qenë në procesin gjyqësor, ndërsa njëherësh akuzon deputetin socialist si “shpifës të paguar të shefit të tij.”
BALLA: MALLTEZI MUNGOI, GJYKATA ANKES I KUZHINES SE SALIUT
Duke ripërsëritur akuzat ndaj oborrit Kryeministror, siç cilëson Balla familjarët e Berishës, deputeti socialist tha se Gjykata është kthyer në një “aneks të kuzhinës së Saliut”.
"Erdha sot në Gjykatën e dhëndrit të vajzës së vjehrrit Kryeministër, por nuk e gjeta paditësin. Sigurisht nuk kam asnjë iluzion te kjo ndërtesë, e cila tashmë është kthyer në një aneks të kuzhinës së Saliut. Do vazhdojmë të denoncojmë, por dhe të kërkojmë shpjegime për ryshfetet shumë milionëshe që merr sa herë që do të japë një firmë për një licencën, pronë publike", -tha Balla.
Balla theksoi se pavarësisht të gjithave do të vijojë akuzat për familjen e Kryeministrit Berisha me besimin se institucioni i Gjykatës do t’i kthehet drejtësisë.
“Kjo ndërtesë, shumë shpejt do i kthehet drejtësisë dhe publikut dhe dhëndri, djali dhe vajza e Kryeministrit do të japë shpjegime për atë çka ne kemi kërkuar”, deklaroi deputeti socialist.
MALLTEZI: BALLA SHPIFES ME PAGESE I SHEFIT TE TIJ
Menjëherë pas deklaratës së Ballës ka ardhur edhe reagimi i Jamarbër Malltezit. Shpifës me pagesë i shefit të tij e konsideron Jamarbër Malltezi deputetin e PS, Taulant Balla. Në një reagim për mediat Jamarbër Malltezi shprehet se “Mashtruesi nuk heq dot dorë nga vesi i tij edhe kur faktet janë publike nëpërmjet faqes së internetit të Gjykatës së Tiranës nga e cila provohet lehtësisht se përfaqësuesi ligjor i paditësit Jamarbër Malltezi sot ka qenë prezent dhe pjesëmarrës në seancën e procesit kundër Taulant Ballës për shpifje.”
Jamarbër Malltezi shprehet se seanca është zhvilluar normalisht në prezencë të të dy palëve ku z.Balla është njohur zyrtarisht me padinë për shpifje. Pjesëmarrja e përfaqësuesit ligjor në proces mund të verifikohet nga kushdo në proces-verbalin e seancës i cili afishohet në faqen e internetit të Gjykatës.
Jamarbër Malltezi duke deklaruar se është përfaqësuar në proces nga avokati i tij, shprehet se kjo gënjeshtër dhe as të tjerat që thotë, nuk i bëjnë përshtypje sepse gënjeshtra është në natyrën e tij dhe të shefit të tij. Malltezi i kërkon Ballës të jetë prezent në të gjitha seancat gjyqësore dhe të mos fshihet pas gënjeshtrave të tij."
Përmes padisë, e cila është dorëzuar më 21 dhjetor në Gjykatën e Shkallës së Parë nga dhëndri i Kryeministrit, ky i fundit kërkon një dëmshpërblim prej 2 milionë lekë të reja nën akuzën e shpifjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com