Balla: Do rikonstruktohet rrjeti i 
ujësjellësit në Librazhd e Prrenjas

Balla: Do rikonstruktohet rrjeti i <br />ujësjellësit në Librazhd e Prrenjas
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë gjermane do të financojnë rikonstruksionin total të rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimeve për Bashkinë e Librazhdit dhe Prrenjasit.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i qarkut të Elbasanit Taulant Balla. Në fjalën e tij Balla u shpreh se përveç rikonstruksionit, do të ndërtohet dhe një impiant i përpunimit të ujërave të zeza, në mënyrë që këto të fundit të mos derdhen më në lumin Shkumbin.
 
 “Ky është prezantimi i parë para banorëve i projektit të madh të një rikontruksioni total të të gjithë rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve për të dy bashkitë, Librazhd dhe Prrenjas. Ky projekt vjen si bashkëpunim i qeverisë shqiptare, qeverisë gjermane dhe dy bashkive.
Por lajmi i mirë për të gjithë ata që e duan mjedisin, është se këtu do të ndërtohet impianti i përpunimit të ujërave të zeza dhe s’do të ketë më ujëra të ndotura që derdhen në lumin Shkumbin dhe më pas përfundojnë në detin Adriatik. Një pikë tjetër e përpunimit të ujërave të zeza do të jetë në Librazhd”,
u shpreh Balla.
 
Nga ana tjetër kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira dhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra e vlerësuan këtë investim si më të rëndësishmin e financuar në 25 vitet e fundit në të dy bashkitë. 
 
Ata theksuan se ujërat e pastruara nga impianti i përpunimit të ujërave të zeza do të përdoren për vaditje, duke evituar ujin e ndotur që është përdorur deri tani. 
 
Faza e parë e këtij investimi kap vlerën e 7 milionë eurove: 4 milionë për bashkinë e Prrenjasit dhe 3 milionë për bashkinë e Librazhdit.
 
Balla: Shpresoj që çadra të mos bëhet xheloze
Teksa po prezantonte projektin për rikonstruksionin total të rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimeve për Bashkinë e Librazhdit dhe Prrenjasit, Balla nuk ka lënë pa përmendur çadrën e opozitë ku po zhvillohet protesta. Balla tha se shpreson që çadra të mos bëhet xheloze për bashkëpinimin Shqipëri- Gjermani, duke sajuar të pa vërteta për ministrin e jashtë gjerman.  
 
“Por unë ndihem me fat edhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, pasi në sajë të këtij bashkëpunimi mes qeverive tona përfitues janë bashkitë Prrenjas dhe Librazhd.Shpresoj që këtë herë çadra të mos bëhet xheloze si herën e kaluar e të thotë që Ministri i Jashtëm gjerman flet me vjershat që i shkruan Taulant Balla”- u shpreh Balla.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën