Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë në ERTV ka komentuar gjendjen politike në vendin tonë, ku ndër të tjera ka thënë se opozita ka djegur mandatet për tu bërë pengesë për Reformën në Drjetësi.
"Ata kanë 2 qëllime, të bëjnë çka munden për të penguar reformën, dorëzimi i mandateve ishte përpjekje për të penguar implementimin e një reforme historike. E dyta, përpjekja për të penguar hapjen e negociatave në Qershor. Për të nxirë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve të Be. Nuk ka asnjë shqiptar sot që nuk e beson se PD dhe LSI, me hapjen e negociatave do merrnin një shuplakë tjetër dhe kjo është përpjekja e tyre e fundit për të penguar procesin historik drejt BE. Kryeministri ka qënë gjithmonë i gatshëm për dialog me opozitën por pa shkelur mbi kurrizin e kushtetutës dhe të demokracisë." ka deklaruar Balla.
Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se Komisioni Europian konfirmoi bindjen që Shqipëria ka bërë progress në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e administratës publike.
Balla: Opozita do të merrte një shuplakë, përpjekje e fundit për të bllokuar negociatat me BE
Komento
O Tao si u ba ai muabeti I BABALES pse hesht dhe nuk e hap gojen Populli beson ne PS dhe ne ty POR KUR TI GENJEN DHE MASHTRON POPULLIN atehere POPULLI NUK TA JEP VOTEN
Përgjigju