Balla 'dush të ftohtë' shefave të drejtorisë së policisë Tiranë! Zbardhni vrasjet! Report Tv zbardh diskutimet me dyer të mbyllura

Report Tv zbardh diskutimet me dyer të mbyllura të analizës 6 mujore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, nga momenti kur Ministrinë e Brendshme e drejton Taulant Balla, e cila u zhvillua me të gjithë drejtuesit e seksioneve dhe shefat e tetë komisariateve, në Krujë.

Ministri mësohet se u tregua kritikë në disa elementë dhe mirënjohës në disa të tjerë. Burime i thanë Report Tv se në pjesën më të madhe Balla u përqendrua tek puna e kryer nga seksionet e vrasjeve, antidroga dhe krimi ekonomik.

Balla më shumë kritika mësohet se ka pasur për vrasjet, një pjesë e të cilave kanë ngelur të pazbardhura, përfshirë edhe atentatin e dështuar të pak ditëve më parë në Selitë, ku Zamir Kalemi arriti t’u mbijetojë breshërisë së plumbave.

Balla kërkoi më shumë punë në hetime dhe analizimin me kujdes të çdo prove që mund të sjell sukses në zbardhjen e ngjarjeve.

Ministri është i kënaqur me sektorin e antidrogës, i cili përgjatë vitit 2023 ka pasur rritje të fuqisë goditëse deri në masë 100% në hetime dhe 30-50% në kapje të llojeve të ndryshme më shumë të lëndëve narkotike në krahasim me vitin 2022, duke veçuar operacionin “Tempulli”, me 112 persona të arrestuar fillimisht në kryeqytet.

Ministri njoftoi në këtë mbledhje se organika e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës do të rritet sërish, për shkak të nevojës në këtë sektor.

Pas ndryshimeve të bëra disa muaj më parë me thuajse shkrirjen e këtij sektori dhe kalimin në drejtorinë e përgjithshme, është parë e arsyeshme që të shtohen sërish agjentët.

Ndërkohë, vlerësim pozitiv Balla ka pasur kryesisht për komisariatet dhe Policinë Rrugore, të cilat sipas tij kanë treguar seriozitet dhe në nivel të kënaqshëm të sigurisë e parandalimit të aksidenteve. Burimet bëjnë me dije se ministri Balla ka kërkuar angazhim maksimal përgjatë vitit 2024 në tërësi nga të gjithë sektorët dhe komisariatet për rezultate akoma më të larta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Balla 'merr në dorë frenat' do bëjë vetë analizat në çdo drejtori policie, e nis nga Tirana

Pas 6 muajve në krye të Ministrisë së Brendshme, Taulamt Balla rikthehet të bëjë vetë analizat në çdo drejtori vendore të policisë.

E fillon me Tiranën dhe i mbledh Drejtorinë, Prokurorinë dhe agjencitë e tjera në Krujë. Pritet që analizat të jenë për herë të parë për parametra të rinj vlerësimi, ku çdo drejtues, shef komisariati e më gjerë do të ketë një “notë” vlerësimi, qoft pozitive apo negative.

Takimi për DVP Tiranë sot në Krujë në orën 14:00.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja