Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. 

Ministri Balla ka kërkuar nga Shkodra të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella, nga kultivimi i lëndëve narkotike. 

Gjithashtu ai theksoi se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar edhe ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike. 

“Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha ministri Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Balla takim me strukturat e Policisë në Lezhë: Në Shqipëri nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët

1689696539_96584b3eeefb48cebbf0322c042df12f.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës.

Ministri Balla gjatë takimit u shpreh se në Shqipëri nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët.

“Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve”, tha Balla.

Sipas Ballës në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit.

Ora 17:22
Pas Shkodrës, Balla takim me strukturat edhe në Lezhë! Shoqërohet nga Rrumbullaku

 

Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Muhamed Rrumbullaku, takim me strukturat e policisë vendore ne Lezhe. Takimi u zhvilluar me dyer te mbyllura dhe zgjati rreth 60 minuta. Sipas burimeve ministri ju ka kërkuar drejtuesve te policisë vendore angazhim maksimal ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ne luftën kundër kriminalitetit.