Deputetja Albana Vokshi i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se Vokshi njësoj si Basha, do të paditet për shpifje. Socialisti Balla e akuzon Vokshin për shpifje për deklaratën e kësaj të fundit se qeveria po vjedh me projektligjin për Teatrin e ri Kombëtar.

Vokshi ka reaguar në profilin e saj në Facebook, ku si “përgjigje” i ka kthyer linkun e një videoje të vjetër, ku Balla kënduar në një nga festivalet e këngëve popullore, për diktatorin Enver Hoxha.

Reagimi i plotë:

"Rri në mes dëgjon e qeshet,
kur ja themi si bilbilat… 
Eeee moreee, eh, 
eeeee, moj eeee..."-shkruan Vokshi.