Deputetja e PD-së Albana Vokshi, kërkoi në Bruksel mbështetjen e Partisë Popullore Europiane për krijimin e një qeverie kujdestare në Shqipëri, e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjatë fjalës në Kongresin e EPP Women, Vokshi akuzoi qeverinë Rama për kapjen e shtetit, lidhje me krimin e organizuar dhe përdorimin e burimeve publike në funksion të zgjedhjeve.
“Me Edi Ramën kryeministër, nuk do të kemi kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Vokshi.
Deputetja demokrate denoncoi gjithashtu kërcënimet që, sipas saj, kishte marrë nga persona të lidhur me grupet kriminale gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, kur ndodhej pranë një qendre votimi së bashku me vajzën e saj.
“Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2025, ndodhesha përpara një qendre votimi, së bashku me vajzën time dhe Malvinën, e cila është sot këtu me ne. Anëtarë të një grupi kriminal, njerëz të përfshirë në vrasje në Itali, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera, erdhën dhe më kërcënuan: ‘Nëse nuk largohesh, do të të marrim vajzën.’ Kjo është situata në Shqipëri!”, tha Vokshi.
Vokshi ngriti akuza edhe për korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë, pastrimin e parave përmes sektorit të ndërtimit dhe mbrojtjen politike të zyrtarëve të akuzuar nga drejtësia.
-
Nuk te mjafon Muli ty o Vokshi por don edhe burrat e ppe qe te ndihmojne se nuk e mund dot Edin,cfare disfate moj zonje.
Përgjigju












Komente
Komento