Një hotel 5-katësh, i konfiskuar 8 vjet më parë, si i ndërtuar me burime nga të ardhura kriminale, do të shërbejë si shtëpi pushimi për efektivët e policisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
Me sipërfaqe ndërtimi 3 mijë metra katrorë, ky hotel që gjendet në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, i përkiste Shpëtim Brahimajt dhe është konfiskuar me dyshimet se është ndërtuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.
Për të parë nga afër gjendjen e kësaj godinë, në Vlorë ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla.
“Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që do të bëjmë së bashku. Punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës le të bëjnë bashkë pushime, trajnime, kurse. Gjatë dimrit bëjmë kryesisht kurse, trajnime”- tha Balla.
“Lirisht mund të them se ne jemi krah për krah. Ta bëjmë bashkë, edhe për këtë sezon. Për trajnime, për gjithçka. Aspekti social është shumë i rëndësishëm. Patjetër duhet të shijojnë pak pushim jo vetëm aksione të përbashkëta kundër krimit"- shtoi Sveçla.
Ministrat Balla dhe Sveçla kanë rënë dakord që të bëjnë këtë investim të përbashkët, ku përveç ambienteve të pushimit dhe studimit, të ketë edhe funksione të tjera në kuadër të angazhimeve policore kundër trafiqeve.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
17%
-
Jo
74.8%
-
Nuk kam mendim
8.2%
Vota total: 571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përfundon rruga e re në Vorë, Balla: I shërben rreth 400 banorëve edhe një numri të madh biznesesh
4 Prill, 14:23
-
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shkoi për të sqaruar sherrin e të birit, por u dhunua me grushte e shqelma! 3 autorët në kërkim (EMRAT)
4 Prill, 09:26
-
E rëndë në Vlorë/ Sherr mes disa personave, humb jetën njëri prej tyre (EMRI+VIDEO)
3 Prill, 16:16
-
‘Të rrjep si kec’, PS kërkon përjashtimin e Nokës me 60 ditë, për Hotin e Vokshin 30 ditë! PD: Balla të ndëshkohet me 2 muaj, na kërcënoi
3 Prill, 13:15
-
Pas kritikave për grupin e PS, Spiropali ‘shënjestron’ edhe Kuvendin: Dje s’pamë veç tension, parlamenti në krizë! Nuk po arrin të ushtrojë kontroll
3 Prill, 12:15
-
Po trafikonte nga kufiri grek 13 klandestinë egjiptianë me destinacion vendet e BE-së, arrestohet 27-vjeçari nga Patosi (EMRI)
3 Prill, 11:59
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
Beja prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti: Të forcojmë shërbimet dhe cilësinë
3 Prill, 09:37
-
IKMT sërish aksion në Vlorë/ Prishet ndërtesa që pengonte lidhjen e rrugës Transballkanike me Portin, qytetarja kundërshton: Është prona ime
3 Prill, 09:16
-
PD risjell kaosin në parlament/ Pasi e goditi me shishe, ja momenti kur Noka kërcënon Taulant Ballën: O legen, do të rrjep si kec (VIDEO)
3 Prill, 08:22
-
Himarë/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë
2 Prill, 20:04
-
42-vjeçarja në Vlorë denoncon fqinjin për dhunë: Më shtrëngoi nga fyti dhe më theu telefonin! (VIDEO)
2 Prill, 20:01
Në Botë kudo, nëse konfiskohet ndonjë pasuri e dikujt që është krijuar me kriminalitet ajo pasuri nuk mund të pardoret nga Shteti as organet e tij se nëse Ndonjë organ Shtetëror e përdor atë i bie se Kriminelët paskan ndërtuar diqka që I konvenon organeve Shtetërore që këta të fundit ta marrin në shfrytëzim dhe mendoj se nē Shqipëtari ka shumë ndërtesa të tilla e nëse konfiskohen, dhe merren në shfrytëzim nga Organet Shtetërore, kjo nuk është asgjë tjetër pos BASHKĒPUNIM ME KRIMIN E ORGANIZUAR.
PërgjigjuTurp tju vij. Aktivitet kriminal ose jo kriminal esht gjaku i te tjerve, shteti tju ndertoj efektivave te policisë hotele dhe rezorte sepse e meritojnë. Por shtetaret tan e kan ndërmend dhe do nderrojn pasi te keni ber te tyret ne vende te ndryshme
PërgjigjuMirë shumë që është konfiskuar ky hotel, nëse është ndërtuar nga kriminaliteti por, mendoj se as policisë nuk i takon me marr falë këtë. Ky Hotel është dasht të del në Ankand Publik për Shitje ti ipet një vlerë dhe parat të shkojnë në Shërbim të Taksapaguesve. Shteti mund ta blej
PërgjigjuPajtohem me komentuesin e dyte. Hoteli nuk eshte per policine, ska kuptim. Eshte vend perle qe duhet te prodhoje te ardhura per qytetin dhe jo per pushimet e elitave qe fshihen pas policise!