Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Taulant Balla është përplasur në parlament me deputetin Agron Shehaj lidhur e ngritjen e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor. Ndër të tjera, Balla thotë se sa më shpejt duhet të nisë puna e komisioni me qëllim nxjerrjen e draftit për financimin e partive brenda datës 31 dhejtor.
Ajo që theksohet është konsensui i lartë mes mazhorancës dhe opozitës për të pasur një gjithëpërfshirje të partive në komision. Megjithatë, deputetët e Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nuk cilësohen si anëtarë komisioni.
“Kemi marrë parasysh të gjithë traditë parlamentare. Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë. Në këtë rast, për herë të parë në historinë komisioneve zgjedhore, janë përfshirë të gjitha partitë.
Kemi bërë një zgjidhje për të përfshirë dhe ty duke futur dhe partie me 2 mandate. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për kandidatë, vjen këtu dhe i shan. Kjo është pjesë e integritetit moral të vdo njeriu. ( i drejtohet Shehajt)
Ne nuk bëjmë pazare, ajo që ka rëndësi për PS është që të ngihet komisionit zgjedhor, dhe të hidhen hapat, dhe duke thënë sot që brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për ligjin për financimin e partive, duhet të ngremë një standard të ri të transparencës, për ti dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobime.
E rëndësishme është që të shkojmë përpara me depolitizimin e komisioneve. Zgjedhjet e fundit treguan që partie politike kanë humbur besimin t numërimi i votave me përfaqësues të partive.
Është e pamundur që të bëhet një komision i posacëm me të gjitha partitë, je i mirëpritur në mbledhje dhe ke të gjitha të drejtat sipas asaj që kanë dhe deputetët e tjerë. Sot jemi përpara që kemi konsensus 99%”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Ngrihen Komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, marrin ‘OK’ në Kuvend! Partitë e vogla: Doni të na vrisni, s’jemi OJF! Balla: Ka gjithëpërfshirje











