U qëllua me plumb në kokë 12 vite më parë, ndërron jetë polici në Tiranë! Balla: E papranueshme që autorët nuk janë vënë ende para drejtësisë

Ish-oficeri i Policisë Rrugore Tiranë, Naim Hyska, i cili u qëllua për shkak të detyrës në 2011 ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ishte i pranishëm në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-oficerit kërkoi që autori/autorët e kësaj ngjarje të rëndë të vihen para drejtësisë.

Balla ka deklaruar se është e papranueshme që edhe pas 12 viteve ende nuk është vendosur para drejtësisë autori i kësaj ngjarje, si dhe ka theksuar se nuk do të lejojë më që dosje si kjo, e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës.

“Lamtumirë ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë Naim Hyska, i cili mbeti i plagosur rëndë më 24 Dhjetor 2011 dhe prej atij momenti luftoi me vdekjen, ndërsa të gjithë shpresonim të rikthehej përsëri mes familjes dhe Policisë së Shtetit. Por fatkeqësisht nuk ia arriti dot. Oficeri i Sallës Operative të Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë u qëllua për shkak të detyrës në mbrëmjen e Krishtlindjes 2011, kur ndodhej në makinë bashkë me djalin 12 vjeç fare pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.

 Është e papranueshme që edhe pse kanë kaluar pothuajse 12 vjet ende Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë vendosur para drejtësisë autorin/autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Por nuk mund të pranoj dot që dosje si kjo e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës. Këtë nuk do ta lejoj!”

1693407996_naimhyska.jpg

 

Naim Hyska
 

G.MO/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 31/08/2023 00:24

    Mire mire. Ik dhe ha ndonje dreke me vrasesit, si Tahiri.

    Përgjigju
    • Agjenti: 04/09/2023 15:12

      Fiks

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi