Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”, punonjësit e Policisë Rrugore kanë zhvilluar një takim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, me qëllim informimin dhe edukimin e tyre mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në takim morën pjesë punonjësit e Policisë Rrugore, stafi pedagogjik dhe oficerja e sigurisë.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua mbi rregullat që duhet të zbatojë çdo përdorues i rrugës, duke u ndalur te:
-Lëvizja e sigurt e këmbësorëve dhe respektimi i semaforëve;
-Rëndësia e vendosjes së rripit të sigurimit;
-Rreziku i përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të automjetit;
-Respektimi i kufijve të shpejtësisë;
-Aksidentet rrugore dhe veprimet procedurale në raste të tilla.
Takimi u shoqërua me bashkëbisedim të hapur, ku nxënësit dhe mësuesit drejtuan pyetje dhe morën përgjigje nga punonjësit e Policisë Rrugore.
Përmes këtyre aktiviteteve synohet që nxënësit të fitojnë njohuritë e nevojshme për të identifikuar rreziqet në rrugë, për të marrë vendime të sigurta dhe për t’u bërë promovues të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore do të vijojë takimet në institucionet arsimore, me bindjen se ndërgjegjësimi i brezit të ri është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.








Komente
Komento