Në diskutimin për projektrezolutën për punën e Radio Televizionit Shqiptar, Taulant Balla ndau mendim ndryshe nga komisioni. Sipas shefit të grupit parlamentar socialist, RTSH vijon të jetë “dështim i madh” dhe “harxhim parash.” Pavarësisht kontrollit parlamentar për të cilin pati fjalë vlerësimi, nuk tha të njëjtën gjë për televizionin publik.

“RTSH vazhdon të jetë një dështim i madh, harxhim parash kot. Pavarësisht vlerësimeve tejet pozitive të Kuvendit, televizioni nuk po ngrihet në nivelin që do të kishim dashur të gjithë pas kaq shumë vitesh përpjekjesh, drejtorësh të ndryshuar. Shpresoj shumë që gjetjet e dy komisioneve, që janë objektive dhe kontrolli parlamentar do të japë efekte. Kontrolli parlamentar do të na japë vlerësimet e duhura, por si njeri shpresëplotë që jam, nuk kam ndonjë shpresë që RTSH do të bëhet”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD e PL bojkotojnë seancën, PS debat me opozitën e re! Muçi: Kujdes kur talleni me protestuesit! Balla: Flamingot fluturuan kur hynë Saliu, Gonia e Qorri (VIDEO)