Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Lulzim Basha ka një javë që është larguar nga Shqipëria. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson: “Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë”

Sipas Ballës, Basha përpara se të flasë për PPP-të, të flasë për partneritetin me "Babalet".

Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. Fol për partneritetin me paratë ruse.  

                       Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Kryetari i PD, Lulzim Basha në tren, gjatë një vizite në Edinburg

Postimi i plotë i Taulant  Ballës:

Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. 

Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë.

Përpara se të flasësh për PPP-të, fol për partneritetin tënd me babalet. 

Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. 

Fol për partneritetin me paratë ruse. Mos fol ti për ekonominë shqiptare. Foli Tregu Financiar dhe Banka Botërore këtë javë për ekonominë e shqiptarëve. Sepse ti interesohesh vetëm për ekonominë e kunatit. 

Ti interesohesh vetëm për disa mjeranë të paguar për t’u përgjuar dhe për autorët e tu dhe pagatorët e tu të babaeleve që ti vetë i nis në azil. Kthehu Lulzim në Shqipëri sepse ke punë në gjykata dhe prokurori javën e ardhshme.