
Kreu i Grupit të PS i është përgjigjur akuzave të të ish-kryeministrit Sali Berisha se mazhoranca po kap edhe Gjykatën Kushtetuese duke thënë se ai është një “gomone e shpuar”, që sipas tij, pretendon se shpëtoi Ilir Meta.
“Nuk dua të bëj komente për gomone të shpuara, ku pretendon se shpëtoi Ilir Meta. Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është emëruar në atë pozicion sipas Kushtetutës. Dekreti i Presidentit për emërimin e Xhaferllarit konsiderohet nga Kuvendi i paligjshëm, sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Ngërçi në kushtetuese/ PS tjetër hap për shkarkimin e Metës, Balla: Presidenti shkelje të reja, do t'ja dorëzojmë Komisionit Hetimor (VIDEO)











