Ngërçi në kushtetuese/ PS tjetër hap për shkarkimin e Metës, Balla: Presidenti shkelje të reja, do t'ja dorëzojmë Komisionit Hetimor (VIDEO)

"Dekreti i Metës, për të emëruar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet e tjera të presidentit përbëjnë shkelje shumë të rënda të Kushtetutës dhe këto shkelej duhet të shtohen në objektin e punës dhe planin e Komisionit Hetimor që po shqyrton kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit, pasi përbëjnë jo vetëm shkelje të rënda, por edhe të përsëritura në vijimësi nga Presidenti." kështu është shprehur Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ditën e sotme gjatë një deklarate të mbajtur për mediat.

Balla ka thënë se është e domsdoshme që presidenti Meta të shkarkohet për shkak se ai vijon të bëjë shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjeve. Ndër të tjera në emër të PS, Balla ka thënë se do të depozitojë pranë Komisonit Hetimor për shkarkimin e Mtës të gjitha shkeljet e reja të konstatuar kohët e fundit.

Në deklaratën e tij Balla ka renditur 5 shkelje kushtetuese për dekretimin Marsida Xhaferllari si gjyqtare Kushtetuese: 1.është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin. 2.Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. 3.Presidenti ka ushtruar kompetenca të Këshillit të Emërimit në Drejtësi, duke i veshur vetes atribute të organeve të  qeverisjes së sistemit të drejtësisë.4.është cenuar e drejta e subjekteve për të patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat të paligjshëm. 5.është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

Shkeljet e Metës për dekretimin e Xhaferllarit si anëtare të Kushtetueses, Balla i ka argumentuar me nenet përkatëse. Sipas tij Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin për emërimin Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese  në kundërshtim flagrant me nenin 125 të Kushtetutës dhe nenin 7, germa b, pika 4 të Ligjit  nr.8577. “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Ballës, Presidenti njësoj siç veproi me dekretin e datës 10 Qershor 2019, kur në tejkalim të kompetencës kushtetuese, anuloi zgjedhjet e 30 qershorit po kështu edhe për dekretimin e Marsida Xhaferllari, si gjyqtare kushtetuese, Presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore, duke demonstruar në mënyrë të përsëritur papërgjegjshmëri institucionale si dhe duke përdorur në mënyrë abuzive pushtetin që i ka ngarkuar Kushtetuta.

"Shkeljet kushtetuese në lidhje me refuzimin e kryerjes së betimit të Znj. Arta Vorpsi: 1. është cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën. 2. është shkelur detyrimi kushtetues për të realizuar betimin e gjyqtarit kushtetues. 3. është cenuar funksionaliteti i vendimmarrjës së Gjykatës Kushtetuese. 4. është cenuar e drejta e subjekteve për një proces të rregullt kushtetues brenda afateve të arsyeshme" tha Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Balla i përgjigjet Berishës: Gomone e shpuar që pretendon të shpëtojë Metën

 

1574252232_balla.jpg

Kreu i Grupit të PS i është përgjigjur akuzave të të ish-kryeministrit Sali Berisha se mazhoranca po kap edhe Gjykatën Kushtetuese duke thënë se ai është një “gomone e shpuar”, që sipas tij, pretendon se shpëtoi Ilir Meta.

“Nuk dua të bëj komente për gomone të shpuara, ku pretendon se shpëtoi Ilir Meta. Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është emëruar në atë pozicion sipas Kushtetutës. Dekreti i Presidentit për emërimin e Xhaferllarit konsiderohet nga Kuvendi i paligjshëm, sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi”, tha ai.
 

Ora 13:29
A mund ta shpërndajë Meta Kuvendin? Balla: Sheh ëndrra me dekrete, Kuvendi mund ta shkarkojë


Kreu i grupit të PS, Taulant Balla në një dalje për mediat ka komentuar edhe deklaratën e Metës për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe Meta nuk ka kompetenca për ta shpërndarë Kuvendin.

Balla ka ironizuar Metën duke thënë se po sheh ëndrra me dekrete.

"Presidenti zgjidhet nga Parlamenti jo e kundërta. Kush kupton e di që Kuvendi e ka të drejtën ta shkarkojë Presidentin. Presidenti sheh ëndrra me sy hapur kur flet për dekrete që të shpërndahet parlamenti. të vetmen lidhje është thirrja e seancës së parë plenare pas zgjedhjeve. Nuk ka kompetenca, Kuvendi ka kompetenca për ta shkarkuar. " tha Balla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 20/11/2019 16:49

    Mos u cudisni kur të dalë dekreti për të bërë antarë të gjykatës kushtetuese të një sharebajge e leshitdhise me shkollë të mesme mesatare 6, e bija e mashtruesit ordiner të qytetarëve të Fierit që u ka shitur apartamente nga 2_3 herë qytetarëve dhe i ka futur në gjyq me njëri tjetrin për të njëjtin apartament.Kejdi dhembcakallja është e promovuara e presidentit të republikës së Tunizise Habib Burgiba që lajthiti në krye të detyrës dhe një toge e gardës e nxori me forcë nga zyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'