Balla i përgjigjet Doris Pack:Thuaj
Bashës të mos bllokojë Vettingun

Balla i përgjigjet Doris Pack:Thuaj<br />Bashës të mos bllokojë Vettingun
N/kryetari i grupit të PS, Taulant Balla u është përgjigjur akuzave të Doris Pack, se qeveria e Tiranës është e lidhur me krimin.
 
Balla shprehet se Doris Pack duhet ti kërkojë Bashës që të ndalojë përpjekjet për të bllokuar Vettingun, pasi sipas tij, lufta kundër kanabisit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.
 
"Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t'i kërkojë së pari miqve te vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun.
 
Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.
 
Përpjekjet e çalta të zonjës Pack për t'i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, për t'i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam
" deklaron Balla.
 
Doris Pack shprehu shqetësim sot për qeverisjen në Shqipëri, që sipas saj është e lidhur me krimin.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët