Balla i 'tërheq' veshin kryebashkiakut të LSI-së në Cërrik: Mos mbaj në punë njerëz që rrinë kot

Balla i 'tërheq' veshin kryebashkiakut të LSI-së në Cërrik: Mos mbaj në punë njerëz që rrinë kot

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Në vijim të turit të llogaridhënies publike të Qeverisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ndalën në qytetin e Cërrikut. Të shoqëruar nga disa zëvendësministra dhe drejtues qendrorë institucionesh ato iu përgjigjën banorëve që kërkuan llogari për hallet që i shqetësojnë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa banorëve, të cilët denoncuan raste flagrante në administratën e Bashkisë Cërrik, Balla deklaroi se reforma administrative territoriale nuk u bë për të fryrë administratën e Bashkisë me militantë partie, por për ta reduktuar atë nga njerëz që rrinë gjithë ditën kot e që marrin rrogën në bashki pa bërë asnjë punë.

Dua t’i tërheq veshin Kryetarit të Bashkisë Cërrik jo pse është i LSI-së, sepse aty ku është zgjedhur ka marrë mbështetjen tonë tre vite më parë, mbështetjen e shumicës së popullit të Cërrikut. Dhe ne duam të bashkëpunojmë në shërbim të popullit të shkëlqyer të Cërrikut. Por, dua t’i kujtoj se reforma administrative territoriale nuk u bë për të fryrë administratën e Bashkisë me militantë partie, por për ta reduktuar atë nga njerëz që rrinë gjithë ditën kot e që marrin rrogën në bashki pa bërë asnjë punë. Fakti që bashkia e Cërrikut e harxhon buxhetin e vet në pjesën më të madhe për paga, i ul kësaj Bashkie kapacitetin konkurues dhe bashkëfinancues me fondin e zhvillimit të rajoneve, ku bashkëfinancimi është një kriter themelor

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash

Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash