Balla inspekton urën e dëmtuar në Librazhd, rrezikon izolimin e 500 banorëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra panë nga afër urën e dëmtuar në fshatin Togës të Librazhdit, e cila u shërben 500 banorëve.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra panë nga afër urën e dëmtuar në fshatin Togës të Librazhdit, e cila u shërben 500 banorëve.
E ndërtuar më shumë se 40 vjet më parë, ura e varur që lidh fshatin Togës me pjesën tjetër të Librazhdit është dëmtuar shumë për shkak të erozionit dhe punimeve pa kriter që ka bërë kompania e cila ka ndërtuar HEC-in. Gjatë takimit me banorët, Balla diskutoi për mundësitë e zgjidhjes së këtij problemi, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e ushtrisë. Balla u shpreh:
“Janë 40 familje të cilat me daljen jashtë funksionit të kësaj ure humbin çdo lloj lidhje dhe komunikimi me pjesën tjetër të bashkisë Librazhd. Dëmi i shkaktuar për shkak të reshjeve të shhumta, por edhe të punimeve pa kriter nga kompania që ka ndërtuar HEC-in. Do të marrim të gjitha masat në bashkëpunim dhe me ministrinë e Mbrojtjes për të gjetur një zgjidhje.Unë mendoj që Ministria e Mbrojtjes është mënyra më e mirë për të na ndihmuar në riparimin e kësaj ure, ose në gjetjen e një vendi të përshtatshëm për të bërë një urë "Bejli", që me këtë rast të kemi edhe kalim të makinave, sepse nëse do të bëjmë investimin ta bëjmë një herë e përgjithmonë” tha Balla.
Ndërsa Bashkia e Librazhdit veç përgatitjes së projektit për ndërtimin e një ure të re, do të kërkojë edhe dëmshpërblim nga kompania e cila ka punuar pa kriter në këtë lum për ndërtimin e HEC-it. Ndërkohë kryetari Gurra theksoi:
“I jemi përgjigjur shqetësimit të banorëve në lidhje me këtë urë e cila përbën rrezik për jetën e tyre. Punimet për ndërtimin e HEC-it kanë dëmtuar edhe urën, shto edhe erozionin që ka ndodhur dhe ura është e pakalueshme dhe përbën rrezik. Shumë shpejt do të bëjmë gati projektin dhe do të kërkojmë ndihmë dhe nga institucione të tjera për të bërë rikonstruksionin e urës” tha Gurra.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
20%
-
I keq
40%
-
As i mirë as i keq
40%
Vota total: 5
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor, 14:31
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor, 17:14
-
Balla pret Presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve, në fokus të drejtat e punëmarrësve shqiptarë në Itali
6 Dhjetor, 14:23
-
Aksident aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin
5 Dhjetor, 11:30
-
VIDEOLAJM/ Fushë Studëni dhuron pamje spektakolare nën petkun e dëborës
5 Dhjetor, 09:34