Balla: Jo deputet gjyqtarët që
s’kanë kaluar ligjin e Vettingut

Balla: Jo deputet gjyqtarët që<br />s’kanë kaluar ligjin e Vettingut
Partia Socialiste propozoi sot një shtesë në kodin zgjedhor që parandalon përfshirjen në listën e kandidatëve në zgjedhje të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk i janë nënshtruar procesit të vetting-ut.
 
Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore Taulant Balla tha se propozimi do të depozitohet në Kuvend nga një grup deputetësh të PS-së.

Në bazë të këtij propozimi, nuk do të lejohen që të kandidojnë për deputet ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk i janë nënshtruar procesit të vettingut, apo janë dorëhequr nga detyra pa e plotësuar të gjithë procesin e vlerësimit të pasurisë.
 
Ai ka deklaruar  në rast se PD vazhdon të bojkotojë komisionin, ata do ta depozitojnë krahas propozimeve të tjera në rrugët që përcakton rregullorja e vendit.

"Propozimi që ne do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në kodin zgjedhor që parandalon përfshirjen në listën e kandidatëve të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk i janë nënshtruar procesit të Vettingut, ose e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, por procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar. Ky është një hap i rëndësishëm sepse sikurse Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar edhe ligjin për parandalimin e personave me rekorde kriminale që të përfshihen në procesin zgjedhor, kështu edhe gjyqtarë apo prokurorë që nuk kanë kaluar vettingun apo nuk e kanë përfunduar procesin e rivlerësimit nuk mund të përfshihen në listat zgjedhore. Sigurisht ne synojmë që të merret në konsideratë dhe të diskutohet nga komisioni për reformën zgjedhore në rast se PD vazhdon të bojkotojë komisionin, ne do ta depozitojmë krahas propozimeve të tjera në rrugët që përcakton rregullorja e vendit", u shpreh Balla. 

Deklarata e plotë e Ballës për mediat

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët