Balla kërcënon Berishën: Kujton 
se do ia hedhësh pa u lagur?

Balla kërcënon Berishën: Kujton <br />se do ia hedhësh pa u lagur?<br>
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, me kryetarin e PD Basha dhe ish-kryetarin Berisha, replikoi Taulant Balla. Ai e akuzoi Berishën se nuk ndërhyri në Lazarat, ndërsa i kujtoi deklaratën se ishte vendim politik. Për këtë, Balla tha se Berisha nuk do ia hedhë pa u lagur.

Berisha deklaroi se ishte vendim politik për të mos ndërhyrë në Lazarat.  Ti kujton se do ia hedhësh pa u lagur për këtë vendim politik? Të shohim të shohim, por nuk besoj. Ç’keni keni bërë ju me lojërat e fatit! Tani do të hapen petët e byrekut...”tha Balla.

Taulant Balla akuzoi edhe Bashën se në kohën e tij si ishte ministër i Brendshëm në 2010 është kapur sasia më e pakët e heroinës dhe kokainës në Shqipëri. "Do të bëj një krahasim, kur ishte Olldashi sasia e kapur është njëlloj sa sot. 2010 është viti më i dobët i kapjes së heroinës dhe kokainës. Në 2007 dhe në 2017 sasia e kapur ka qenë e njëjta 127 kg, vetëm kur ishte Basha ministër i Brendshëm në 2010 ka qenë më e pakët sasia e kapur e kokainës dhe heroinës në 10 vite, ka pasur, por zotëria nuk ka vepruar. Në 2005 deri në 2013 kanabisi u tolerua” tha ai. 

Fjala e Taulant Ballës
Ndoshta jemi në momentin e duhur të bëjmë një retrospektivë të këtij fenomeni, tashmë në vitin që pasoi vitin 2017, vit qëdëshmoi se kur ka vullnet politik, vendosmëri dhe dedikim ndaj objektivave dhe ligjshmërisë, gjithçka është e mundur. Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një betejë që fitohet; e tregoi viti 2017 dhe mund ta tregojnë edhe vitet e ardhshme, nëse fenomeni trajtohet me seriozitet, duke siguruar mbështetjen e spektrit politik qeverisës si dhe duke mirë-organizuar, stimuluar dhe motivuar organet dhe punonjësit e agjencive ligj-zbatuese.

Goditja e fenomenit të kultivimit të kanabisit i hap rrugë një faze tjetër më të rëndësishme dhe më të vështirë: përballjes me krimin e organizuar, me grupet kriminale që kanë financuar dhe organizuar këtë veprimtari kriminale.

Tashmë Policia e Shtetit në bashkëpunim e ndërveprim me agjencitë e tjera ligjzbatuese kanë nisur një operacion konkret për zbulimin, gjurmimin, procedimin penal dhe ndëshkimin e grupeve kriminale të përfshira në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit si dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve të krijuara si rrjedhojë e kësaj veprimtarie kriminale.

Mbjellja e kanabisit në Shqipëri ka filluar në vitet 1991-1992.

Në këtë kohë, kultivimi apo trafikimi nuk ishin të parashikuara si vepra penale dhe, për rrjedhojë, lufta kundër këtij fenomeni,nuk kishte baza të mirëfillta normative.

Me parashikimin e kultivimit si vepër penale në 1995, fillon dhe dokumentimi i këtij fenomeni në statistikat zyrtare.

Në dhjetë vitet në vijim, konstatohet se fenomeni kriminal evoluoi me një shpejtësi më të madhe, se sa reagimi i agjencive ligj-zbatuese.

Vetëm në vitet 2002-2004 Shqipëria të fillojë të miratojë aktet dhe strukturat e para për luftën ndaj këtij fenomeni kriminal.

Më 18 Gusht 2004, një helikopter i Interforcës së Policisë italiane, i cili po fluturonte mbi fshatin Lazarat (Gjirokastër) në një mision rutinë monitorimi të plantacioneve të mbjella me kanabis sativa në këtë zonë, u qëllua nga brenda fshatit. Nga ky sulm i armatosur i trafikantëve të kanabisit, mbeti e plagosur një punonjëse e Policisë së Shtetit shqiptar.

Breshëritë e një mitralozi rrezikuan të rrëzonin helikopterin me ekuipazh italian dhe specialistë shqiptarë të Antidrogës.Mjeti fluturues u shpua në tre vende.

Një ditë më pas Partia Demokratike në atë kohë në opozitë sulmoi Policinë për ndërhyrjen në Lazarat dhe njoftoi një protestë në mbështetje të Lazaratit. U desh ndërhyrja e ambasadorit amerikan Xhejms Xhefri, i cili bëri publik mesazhin e qartë që Shtetet e Bashkuara mbështesnin policinë dhe më pas PD e anulloi protestën e saj.

Personi që qëlloi helikopterin u dënua me 21 vite burg, por pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike përfitoi amnisti.

Gjithsesi, edhe me ndonjë progres i vogël i , pas vitit 2005 lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dëmtohet nga një qasje politike gati kriminale në vitet 2005-2013 me tolerimin e hapur të mbjelljes së kanabisit në zona të caktuara si ajo e Lazaratit, Dukagjinit dhe në zonën Krujë-Mat. Në asnjë nga programet qeverisë 2005 dhe 2009, lufta kundër kultivimit të kanabisit nuk është raportuar në prioritetet e Qeverive të kohës.

7 Shtator 2007
Gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Sabri Shurdhi, ky i fundit kishte qëllur me automatik në drejtim të forcave Renea duke plagosur një officer policie. Në kundër përgjigje forcat e Reneas vrasin personin e shumë kërkuar në Lazarat të Gjirokastrës.  Menjëherë më pas banda e Lazaratatit rethon komisariatin ne Gjirokaster dhe më pas I vunë zjarrin disa mjeteve të Policisë (GJ9131A) dhe morën nën kontroll Komisariatin e Policisë. Sipas deshmitareve qe kane asistuar ne ato momente, në vendngjarje s’pati forca policie.

Asnjë nga personat që sulmuan Komisariatin e Policisë nuk u ndoq penalisht.

Asnjë deklaratë edhe nga Kryeministri i asaj kohe.

Raporti i Progresit i Komisionit Europian në Nëntor 2008

Progresi në luftën kundër drogës ka qenë i kufizuar

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje