LIBRAZHD - Reshjet dhe ngricat e paralizuar për shumë ditë me radhë shumë fshatra të qytetit të Librazhdit. Mungesa e energjisë dhe bllokimi i banorëve për të marrë shërbimet e nevojshme kanë qenë problematikat më të mëdha.
Deputeti i zonës së Librazhdit, Taulant Balla gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatrat e bllokuar dhe pa energji duke akuzuar Këshillin e Qarkut të Elbasanit për braktisjen e kësaj zone. Sipas deputetit Balla, Drejtoria e Rrugëve Rurale në varësi të qarkut disponon të gjitha fondet dhe kapacitetet për të ndërhyrë.
Balla ka ngritur shqetësimin se firmat e kontraktura për të mirëmbajtur rrugët rurale nuk e kanë kryer detyrën e tyre. Sipas tij Komuna Orenjë ka qenë ndër komunat më të dëmtuara sa i përket shtyllave të rrëzuara dhe përcjellësve të këputur për të vazhduar me pas me komunën Qendër, Hotolisht, Polis dhe Stravaj.
Deputeti i zonës ka shtuar se shumë shpejt do të ketë një fazë të dytë investimesh për garantimin e furnizimit me energji të këtyre zonave.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO