Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkon ashpërsim të masave ndaj drejtuesve të automjeteve nën efektin e alkolit apo të drogës.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri thotë se policia ka kryer arrestime në flagrancë për shoferët që drejtojnë makinën në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike, por thekson se duhen marrë masa më të forta.
Të njëjtin apel, Balla e ndan edhe për ata që ecin me shpejtësi dhe që drejtojnë makinën pa leje drejtimi, siç ishte rasti më i fundit në Sarandë që një 17 vjeçar pa mbushur moshën për leje drejtimi i mori jetën 2 turistëve italianë me motor.