Mitropoliti i Korçës, Anastasi është përfshirë në një polemikë me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas një postimi për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ligjvënësi socialist ndau një skenë nga filmi shqiptar “Kush vdes në këmbë”, kushtuar Petro Nini Luarasit, mësuesit që hapi shkolla shqipe në Kolonjë dhe mbrojti përdorimin e gjuhës amtare edhe në kishë.
“Përderisa në shtëpi flasim shqip, përderisa kemi gjuhën tonë, shkronjat tona, përse të falemi greqisht në kishë?”, thuhet në një pasazh të filmit.
Pikërisht kjo skenë solli reagimin e Mitropolitit të Korçës. Anastasi e cilësoi filmin një prodhim të realizmit socialist dhe e akuzoi Ballën se po përdorte Ditën e Alfabetit për t’u paraqitur si patriot.
“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç shqipes, dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste. Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”, shkruan Mitropoliti i Korçës.

Në fund të shekullit XIX, Petro Nini Luarasi drejtoi bashkë me Thanas Sinën Mësonjëtoren Shqipe të Korçës. Ai hapi shkolla shqipe në Ersekë dhe në disa fshatra të Kolonjës, përgatiti mësues që të jepnin mësim në gjuhën amtare dhe e përdori shqipen edhe në predikimet në kishë.
Hapja e shkollave shqipe e vuri Luarasin përballë klerit ortodoks grek të kohës. Në vitin 1892, mitropoliti grek i Kosturit, Filareti e shkishëroi bashkë me fëmijët e tij. Përmes një qarkoreje, Filareti u kërkoi besimtarëve ortodoksë të Kolonjës të ndërprisnin lidhjet me Luarasin. Ai e akuzoi mësuesin se përhapte protestantizmin dhe masonerinë, dënoi punën e tij për shkollat shqipe dhe pretendoi se gjuha shqipe “nuk ekzistonte”.
Luarasi vijoi punën për përhapjen e shqipes dhe mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 1908, ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe. Në vitin 1911 botoi në Manastir veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ç’përfolja e shqiptarëve”, ku iu përgjigj sulmeve të klerit dhe mbrojti të drejtën e shqiptarëve për të mësuar e shkruar në gjuhën e tyre.
-
Dhe te mendosh qe mitropoliti eshte shqiptar! Hiresi,keto jane te verteta e ngjarje qe kane ndodhur para socializmit.Mes veladoneve tuaj ka patur prifterinj me te vertete patriote qe donin qe Zoti t'u fliste shqip shqiptareve,ashtu sic kishte ndonje dru te shtrember qe benin politiken e Greqise.Ju ne vend t'i ktheni keta prifterinj shqipdashes si fanare ndricues krenarie te Kishes Autoqefale Shqiptare,ju silleni sikur ju kane vene mjekren ne flake!
Përgjigju -
Epo kur "revoltohet" edhe një palo prift grek për gjuhën e ëmbël shqipe vaj halli se çfarë ndodh pastaj! Nuk t'a kanë mesuar në shkollë se gjuha shqipe është folur shumë shekuj më përpara se gjuha greke dhe psallmet e para dhe sherbesat e para fetale janë bërë në gjuhën iliri pra shqipe! A t'a kanë mesuar se SHEN PJETRI kaloi se pari në ILIRI, pastaj në viset jugore të Ballkanit? Eh, sa i çekët je ore prift, dhe, të kanë bëre edhe Mitropolit të Korçë tonë të bukur! Të rroftë niveli I ulët i intelektit për postin që ke!
Përgjigju -
O pope të ka dhënë greku ndonjë pension që flet kështu
Përgjigju -
Mëmëdhe quhet toka ku më ka rënë koka,ku kam njohur mëmë e atë kumë njeh....PO TY ORE PRIFT TË THËNSHIN SE TI VETËM JO RASON KE TË ZEZË POR DHE MËNDIEN DHE SHPIRTIN.KRYEPESHKOPI ANASTAS DUHET TË PRONONCOHET PËR QËNDRIMIN E TIJ NDAJ KËTIJ PALO .. PRIFTI. QËNDRIM ZYRTAR. NË TË KUNDËRTËN KUSH E NDIEN VEHTEN QRTHODHOKS AHWOPËR TË ABANDONOJ KËTË INSTITUCION NË TËRË TROJET SHQIPËTARE.
Përgjigju -
Gjynaf kush të ka emruar Prift ,ti se meriton as për çoban me dhi.Priftërinjt jan njerëz të nderuar ,keqardhje që paska akoma mbeturina në radhët e tyre.
Përgjigju -
Edhe ti i perdhosur klerik nuk mund ta mohosh historine tone te cmuar ne emer te asaj qe quhej histori komuniste,Sepse edhe pse duket e tille ,per shijen tuaj te hidhur,sidoqofte Ka me shume patriotizem ne ate periudhe te erret komuniste se sa ne te vjellurat helm nga goja e shpirti juaj obskurantist e shovinist,ju njohim mire.
Përgjigju -
Ta pyesesh Taon se cfare ke publiku nuk e di as vete sepse do ja kete postu ndonje bedel qe mban per ate pune or teeeejjjjj
Përgjigju -
Me deklaratën polemike të tij kundër filmit për Petro Nini Luarasin Anastasi po dëshmohet si filoreaksionar grek dhe antishqiptar. Pandeh se e fsheh të vërtetën e tij prej antishqiptari duke u mbështetur pas ndëshkimit ideologjik të realizmit socialist, meqë është në modë t'i kundërvihen të gjithë. Nëse nuk i tërhiqet vëmendja nga eprorët e Kishës Autoqefale Shqiptare, atëherë e vërteta është edhe më thellë nga sa duket individuale në pamje të parë te Anastasi.
Përgjigju -
Nje klerik normal nuk nderhyn ne polemika te tilla politike. Larg feja nga politika dhe turp per klerik politik. Eshte fakt qe ate kohe greket nuk donin shqipen dhe shqiptaret. Cfare ka prifti qe kercen?
Përgjigju -
Pate mundësinë të pastroje nga veten nga mënxyrat e paraardhësve të tu të paudhë
Përgjigju -
Ore i uruar priftë nuk përdhoset Klisha Autoqefale Shqiptare nga e vërteta.Ajo përdhoset nga disa priftërinj që jan në shërbim të megalli ides.Akoma dhe sot në rradhët tuaja ka të tillë.Të deklaroheni jeni klisha autoqefale Shqiptare apo greke,e apo sllave.Imzot F.S.Noli dotë rrotullohej në varë nga kjo thagma tënde për z.P.N.LUARASIN.
Përgjigju








Komente
Komento