Balla: Kur Basha ishte ministër
droga me makinat e diplomatëve

Balla: Kur Basha ishte ministër<br />droga me makinat e diplomatëve
TIRANE - Komisioni hetimor parlamentar për emërimet në administrate entet publike apo shoqëritë tregëtare shtetërore që u konstitua gjatë kësaj të premjteje nuk kaloi pa akuza dhe kundër akuza nga palët politike, ndonse ishte mbledhja e parë dhe asnjë përfundim nuk ka dalë.
 
Kryetari i këtij komisioni Genc Pollo teksa kritikoi zvarritjen e ngritjes së këtij komisioni hetimor tha se opozita denoncoi disa emërime të personave me të shkuar kriminale dhe qeveria heshti.
 
Por kjo deklaratë e Pollos ka sjelle reagimin e nënkryetarit, Taulant Balla i cili u shpreh se shumica ka prova se element me të shkuar kriminale që u shkarkuan nga administra janë punësuar në njësitë vendore të drejtuara nga PD. Jasht akuzave të Ballës nuk ka mbetur as kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha. 

“Fakti që disa dyzina u provuan nga opozita në konferenca për shtyp ngjalli një shqetësim të madh në opinion. Kjo nuk mund të lihet vetëm me denoncim publik nga opozita dhe heshtje nga qeveria. Shpresoj që ky komision të ketë një raport të vetëm në fund që do nënshkruhet si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita”, tha Pollo.

“Maxhoranca ngriti komisionin për të vërtetuar atë mbi të cilën ju keni hedhur baltë gjithë këto muaj për administratën publike. Ne katër anëtarët e këtij komisioni hetimor mezi presim të hyjmë në detajet e punës së këtij komisioni. Kemi mjaft prova konkrete që element kriminalë të larguar nga administrata strehohen sot në Bashkinë e Tiranës, në ndërmarrjen e ujësjellësit, në bashkinë Kamëz, Mamurras, Shkodër, Vorë, Paskuqan, në Petrelë, Bërzhitë, Farkë, Kashar, Roskovec. Kur Basha ishte ministër i Jashtëm transportohej drogë me makinat e ambasadave shqiptare”, tha Balla. 

Komisioni ka si qëllim të hetojë ligjshmërinë e hetimeve nga data 15 shattor 2013 deri në 31 maj 2014, por edhe për këtë kryetari Pollo propozoi zgjatje të kohes pasi sipas tij në administratë janë emëruar elementë kriminalë edhe pas datë 31 maj. 

Në planin paraprak të hetimit thuhet se komisionit duhet t’i vihet në dispozicion vërtetimi i gjendjes gjyqësore nga Prokuroria dhe Gjykata që personi nuk është në ndjekje penale, deklarata e konfliktit të interesave apo deklarata se nuk është larguar me shkelje disiplinore nga sherbimi civil, detyra të tjera shtetërore, si dhe të dhëna për mos perfshirjen e tij në veprimatri politike, verifikimi i gjendjes së tyre gjygjësore dhe rakordeve të tyre kriminale, nëpermjet të dhënave të marra nga Drejtoria e Burgjve Prokuroria etj. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin