Taulant Balla kërkon pafajësi për akuzat e Shkëlzen Berishës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar pafajësi lidhur me akuzat e Shkëlzen Berishës për shpifje. Në seancën e sotme gjyqësore ku ka munguar Shkëlzen Berisha, përfaqësuesi i tij ligjor ka kërkuar dënimin e Ballës për shpifje.

Në përfundim të seancës Taulant Balla është shprehur se dosja CEZ i ka shkaktuar miliona euro humbje shqiptarëve teksa theksoi se me Reformën e re në drejtësi asnjë politikan i korruptuar nuk do shpëtojë pa u dënuar.

Ai foli edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, teksa tha se janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend dhe një mundësi e artë edhe për PD dhe atë që ka mbetur nga LSI, që të reflektojnë.

"Kush mendon se unë apo PS se kemi hequr dorë nga koha kur kemi qenë në opozitë e ka shumë gabim se për ne seriozitetit për gjithë këto vite ka të bëjë me angazhimin tonë për të ccuar deri në fund Reformën në Drejtësi. Në Rumani kryetari i parlamentit u arrestua për një çështje të para 10 viteve. Asnjë çështje korruptive nuk do ngelet pa hetuar. Lufta kundër korrupsionit dhe politikanëve të korruptuar është betejë që nuk mbaron kurrë. Prokuroria e re e reformës në drejtësi do i rimarrin të gjitha këto çështje.

Dosja CEZ i ka kushtuar shqiptarëve miliona euro humbje, me të birin e Sali Berishës. Dua t'ju them se sot në asnjë rast politikanët që kanë qenë kundër reformës në drejtësi dhe përpiqen të dëmtojnë integrimin e vendit, ta keni të qartë se kjo është një rrugë pa kthim.

Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend, institucionet dhe demokracia funksionon mbi bazën e rregullave. Ju them qartë që më 30 qershor fiton Shqipëria dhe shqiptarët, shteti institucional, demokracia, kushtetuta dhe pas 30 qershorit është mundësi e artë edhe për PD dhe atë që ka mbetur nga LSI, që të reflektojnë në dy drejtime: kush politikan punon kundër reformës në drejtësi e ka betejën të humbur dhe kush politikan punon kundër interesave të vendit dhe integrimit, e ka të humbur këtë betejë", u shpreh Balla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen