TIRANE - I ftuar në A1REPORT pas deklaratës së kreut të PD, Basha për fillimin e protestës, deputeti i PS, Taulant Balla është shprehur se: “Çështja po politizohet për të zhvendosur vëmendjen nga 300 dosjet e korrupsionit të tyre që janë në prokurori”.
Duke përmendur disa nga rastet nën hetim Balla tha se: “Janë tre dosje për Arben Imamin, që duhen hetuar, një ton skrap është shitur sa një ton zhavorr. Dosja tjetër është e përgjimit të opozitës, është blerë 1.6 milionë euro pajisje vetëm për përgjim pa kurrfarë tenderi”- Balla theksoi se: “Ky reagim kaq i ashpër gjoja i PD-së është mënyra e vetme për të zhvendosur vëmendjen e prokurorisë.”
Duke folur për akuzat e PS ndaj qeverisë së kaluar Balla u shpreh se: “Më thoni një akuzë që kam bërë dhe nuk i jam drejtuar prokurorisë: psh, atë të ministrisë së Mbrojtjes, të korrupsionit të ministrave të Berishës, të fibrës optike të Genc Pollos.” Balla vijoi duke thënë se: “Këta që pretendojnë se kanë informacion, sipas një neni në Kodin Penal, duhet të denoncojnë se i bie të mos kallëzojnë krimin.”
“Nesër do dalin ca prova të tjera që përfshihen disa njerëz të tjerë, që janë organizatorë, porositës dhe i di mirë Saliu këto. Disa gjëra konkrete kanë dalë, Basha të dalë e të kërkojë ndjesë për FA që i akuzuan kot. Se vjen një italian dhe sa hyn regjistrohet nga forcat ajrore dhe kur bie, rrëzohet e kapet. Ku është faji i shtetit shqiptar? Se e arrestoi dhe kapi drogën? Ky nxitim implikon ata se e kanë pasur ditur se ka funksionuar në kohën e duhur dhe nuk kanë treguar.”- tha Balla
Sipas Ballës opozita ka një hall shumë të madh duke deklaruar se: “Në prokurori janë 300 dosje të tjera korrupsioni dhe ajo do të hetojë edhe dosjen e ish-ministrit Imami, apo edhe për ministrat e Financave, të ministrisë së Brendshme. Apo edhe Ministrisë së punës që në vend të jepte lekë për asistencë harxhonte para për vaska e pishina në ministri apo për televizionin e oborrit.”
“Sot në komisionin hetimor ka një sërë policësh të lartë se kishin harxhuar para nga fondet e policisë për reklama në televizionin e oborrit. Se pse duhet të bëjë Policia reklama, kjo nuk merret vesh.”- tha Balla
Duke folur për qëndrimin e Presidentit Nishani lidhur me ngjarjen e Divjakës, Balla tha se: “E rëndë është edhe sjellja e Presidentit, ta thërriste edhe më parë kryeprokurorin për dosjet e korrupsionit, t’i thoshte që t’i hetonte si këtë rast."
PS: PD KERKON DOREHEQJE PA PERFUNDUAR HETIMI, PER PERFITIME POLITIKE
Deputeti Taulant Balla deklaroi sot edhe nga selia e PS-së se “vetëm partia e Saliut dhe Lulit kërkon dorëheqje të Kryeministrit për një çështje në hetim, të cilën duan ta përdorin politikisht pa përfunduar hetimi.
Në fillim thanë se nxorën drogë nga avioni, - tha ai, - por çantat sot janë në Prokurori. Policia është tërësisht në krye të detyrës, ajo është duke bërë detyrën ashtu siç i takon një shteti demokratik. Marihuana u kap, trafikanti po ashtu, pra, të presim hetimin e kësaj ngjarjeje, sepse gjithkush e bëri detyrën e vet sepse sot,”- përfundoi Balla, - “ i gjithë shteti është në këmbë.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com