Vendimi/ Kredi me interes 0 për 900 policë të pastrehë! Shteti paguan qiranë gardistëve që punojnë larg shtëpisë! Balla: Policë në shërbim të krimit? Plot hetime në proces

Çdo fije e lidhjes së krimit me policinë e shtetit do të pritet, teksa hetime për të tjerë informatorë të krimit me uniformë janë në vijim. Angazhimin e ka shprehur ministri i Brendshëm Taulant Balla, i pyetur nëse besimi i shqiptarëve te policia është lëkundur pasi SPAK së fundmi ka prangosur oficerë policie, që i shërbejnë grupeve kriminale.

“Procesi i vetëpastrimit në polici sapo ka filluar. Unë nuk jam këtu që të them se ia kam arritur qëllimit ta pastroj por po punoj çdo ditë. Këtë proces vetëpastrimi ta kryejmë në kohë sa më të shkurtër. Proces i vazhdueshëm Punonjës që tradhtojnë aksionet e policisë do të jenë në zhdukje të vazhdueshme. Fijet që i lidhin me grupet kriminale do të priten’.  Kemi plot hetime të tjera në proces. Çdo lloj aksesi i një punonjësi policie do të pritet”.- tha Balla.

Para Kryeministrisë, ministri doli për t’i dhënë një lajm të mirë të gjithë atyre punonjësve të policisë që kanë probleme me strehimin. Qeveria ka miratuar vendimin për kredi me interes zero, ku do të përfitojnë 900 policë që kanë krijuar një familje të re dhe nuk e kanë një shtëpi. Ai tha se gjithë fasha prej 900 efektivësh policie, të evidentuar pa banesë, është parashikuar të ndihmohen me kredi pa interes brenda 3 vitesh.

“Kemi evidentuar dhe janë rreth 900 punonjës policie sot, që kanë problematika me strehimin, synimi është që brenda 4 muajve të mbetur të vitit 2023 të trajtojmë 100 familjet e para të punonjësve të policisë me banesa, gjatë vitit 2024 të trajtojmë 300 familje të tjera dhe gjatë vitit 2025 shpresojmë të përmbyllet e gjithë kjo fashë prej 900 familjesh punonjësish policie, që kanë nevojë t’u zgjidhet një prej halleve të tyre më madhore, sikurse është strehimi. Do të vazhdojmë ta kemi këtë si një prej objektivave tona themelore dhe besoj që përpara festave të fundvitit do të kem mundësinë që vizitoj disa prej punonjësve të PSH në banesat e tyre të reja”, tha Balla. 

100 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit që nuk kanë një banesë në pronësi, prej datës 15 shtator do të mund të nisin aplikimet për kredi me interes zero. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe u bë publik nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Dua të informoj e garantoj çdo punonjës të Policisë së Shtetit, i cili ka krijuar një familje të re, është brenda moshës deri në 40 vjeç, që pas pak ditësh pasi duhet të ngrihet dhe formati i aplikimit brenda e-Albania, deri në 15 shtator, menjëherë të aplikojnë të gjithë punonjësit e PSH që plotësojnë këto kritere që lidhen me moshën, me mospasjen e një banese tjetër në pronësi, etj.”, sqaroi ministri.

Një tjetër vendim i miratuar sot, u vjen në ndihmë punonjësve të Gardës së Republikës, që punojnë jashtë vendbanimit.

“Janë disa ndërhyrje që lidhen me përkujdesjen ndaj punonjësve të Gardës së Republikës, sikurse  e kishim bërë më parë për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe anëtarët e Forcave të Armatosura. Me vendimin e sotëm të qeverisë për gjithë punonjësit e Gardës së Republikës, që për shkak të detyrës detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër, është domosdoshme që ne të sigurojmë mbulimin e qerasë, për këta punonjës që kryejnë këtë zhvendosje bashkë me familjen e tyre për shkak të detyrë”, deklaroi ministri Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Ministri i Brendshëm: Do të presim çdo fije të lidhjes së krimit me policinë! Vijojnë hetimet për informatorë të tjerë

 

Çdo fije e lidhjes së krimit me Policinë e Shtetit do të pritet, teksa hetime për të tjerë informatorë të krimit me uniformë janë në vijim. Angazhimin e ka shprehur ministri i Brendshëm Taulant Balla, i pyetur nëse besimi i shqiptarëve te policia është lëkundur pasi SPAK së fundmi ka prangosur oficerë policie, që i shërbejnë grupeve kriminale.

“Procesi i vetëpastrimit në polici sapo ka filluar. Unë nuk jam këtu që të them se ia kam arritur qëllimit ta pastroj plotësoj por punoj çdo ditë. Këtë proces vetëpastrimi ta kryejmë në kohë sa më të shkurtër. Proces i vazhdueshëm Punonjës që tradhtojnë aksionet e policisë do të jenë në zhdukje të vazhdueshme. Fijet që i lidhin me grupet kriminale do të priten’.  Kemi plot hetime të tjera në proces. Çdo lloj aksesi i një punonjësi policie do të pritet”.- tha Balla.

Ora 13:54
Ministri i Brendshëm: S’ka asnjë rrjedhje informacioni nga sistemi ‘TIMS’ dhe s’kemi bërë kallëzim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një dalje për mediat u pyet në lidhje me rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Balla tha se nuk ka asnjë rrjedhje informacioni si dhe asnjë kallëzim në prokurori.

‘Shqipëria është sulmuar kibernetikisht, që nga vera e kaluar. Institucionet po marrin masat për mbrojtje. Asnjë shqetësim për rrjedhje të dhënash nga ky sistem. Asnjë rrjedhje informacioni. S’ka një kallëzim por të dhënat që ka AMP të vlerësohen edhe nga prokuroria nëse ka ndonjë element. Ky do të jetë një standard i ri.’- tha Balla.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/08/2023 15:19

    Rrit rrogat, ploteso kushtet e punes me mjete e pajisje pastaj kerko llogari se nje puntor llaçi pa 30 mije leke nuk te vjen ne pune kurse polici as i merr 20 mije dita.

    Përgjigju
  • Klodi: 30/08/2023 14:22

    Gjith policet e nje qyteti duhet te jen nga qytetet tjera.Nje polic nuk duhet te sherbej ne qytetin e vet.Vetem ne ket menyre evitohen lidhjet me kriminelet

    Përgjigju
  • Agron: 30/08/2023 13:58

    O minister perpara se te na besh demagogji me leket qe do na japesh ne te ardhmen,na jep njeher leket e ushqimit dhe te largesise nga banesa se nuk po i shohim me sy se jane arkat e shtetit bosh nga inceratoret dhe koncesionet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas