Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, bëri me dije se mori pjese në një takim online të Presidencës së PSE, me drejtuesit më të lartë të partive socialiste dhe socialdemokrate evropiane, ku u diskutua mbi harmonizimin e qëndrimit në lidhje me çështje të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme të BE.
Në takim ishin të pranishëm kryeministra të vendeve anëtare si Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven, Kryeministri i Portugalisë Antonio Kosta, Kryeministri i Maltës Robert Abela dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Europian si Josep Borrell, Përfaqësuesit i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Europian.
Sipas Ballës, në fjalën e tij Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell theksoi rëndësinë e unifikimit të qëndrimit në çështje me rëndësi të politikës së jashtme dhe të avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt axhendës evropianë.
Balla në fund u shpreh krenar që Shqipëria prej vitesh është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që ka një politikë të jashtme 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.