Balla-Metës: Të dhamë votën
për t’u bërë president, mjaft më

Balla-Metës: Të dhamë votën<br />për t’u bërë president, mjaft më
Pas deklaratave të ilir Metës kundër Partisë Socialiste, vjen reagimi i PS-Së.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tijë në facebook, deputeti i PS-Së Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratve të Metës se nuk do të dekretojë qeverinë nëse preket qoftë edhe një votë. Balla tha se Ilir Meta nuk mund të kërcënojë askënd e jo më socialistët.  

Postimi I plotë I Taulant Ballës

Ilir, të kemi dhënë votën për t’u bërë president!

Por edhe kjo që po bën si President i zgjedhur nuk shkon, sepse po teprohet. Je president i zgjedhur edhe me votat tona, ose na kthe votën dhe bëj çfarë të duash me ish-partinë apo partinë tënde!J o vetëm s’mund të kërcënosh askënd, dhe ne socialistët jo e jo, po s’mundet as të na fusësh në një luftë politike demode për interesat e LSI. Ne të bëmë kryetar shteti, me besimin për të qenë figura mbi palët që i duhet vendit, jo për të të pasur si figurë përçarëse.

Partia Socialiste është në të drejtën e saj legjitime të kërkojë votën, për t’i dhënë fund parcelizimit të administratës shtetërore nga partitë.

Nëse LSI nuk bashkohet dot me ne për këtë qëllim të madh në rrugën për të bërë shtet, kjo është puna e saj.

Ne s’jemi LSI, por jemi forca më e madhe politike shqiptare dhe detyra jonë është të bëjmë shtet. Duan apo s’duan partitë e vogla.

Por shantazhet alla Gruevski janë jo vetëm antidemokratike, por edhe të papranueshme për një President të zgjedhur të Shqipërisë. Ashtu siç janë të papranueshme edhe sharjet e akuzat lumë për Edi Ramën dhe për marrëveshjen që ai bëri me Lulzim Bashën në interes të Shqipërisë, të cilën edhe Presidenti i zgjedhur e përshëndeti.

Po përveç se të papranueshme, për ju si President i zgjedhur edhe me votën e Edi Ramës, janë edhe qesharake për Ilir Metën!
Sepse vetem Ilir Metës, edhe si mik i Saliut, s’i takon të flasë për errësira dhe për transparencë.

Boll më, se u trash fare kjo punë me çorodinë tuaj; dhe na lini ne të bëjmë fushatën tonë, edhe LSI fushaten e vet. Ne s’kemi asnjë dëshirë të merremi me ish-partinë apo partinë tuaj.
Nuk kemi asnjë interes dhe dëshirë të hyjmë në këtë duel absurd, ku doni të na fusni me zor.

Ne e kemi të qartë drejtimin tonë.

Duam të flasim me popullin për drejtesinë, ekonominë, punësimin dhe gjithçka u intereson njerëzve.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar