Balla në Berlin takon ministren e brendshme Faeser, në fokus operacionet e përbashkëta! Shkëmbejnë fanellat e kombëtareve (FOTOT)

Balla në Berlin takon ministren e brendshme Faeser, në fokus operacionet e përbashkëta! Shkëmbejnë fanellat e kombëtareve (FOTOT)

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pritur nga ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, Nancy Faeser në Berlin për të forcuar bashkëpunimin në kuadër dhe të operacioneve të përbashkëta.

Dy homologët e vunë theksin tek bashkëpunimi i shkëlqyer mes policive të dy shtetet. Këtu përfshihen operacionet e përbashkëta të tyre, por edhe në kuadër të operacioneve me Interpol, Europol etj., në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kibernetike dhe migracionit të paligjshëm informoi sot zyra e shtypit e ministrisë së Brendshme, për takimin në Berlin.

Ministri shprehu mirënjohjen qeverisë dhe Policisë Federale për mbështetjen e ofruar Policisë Kriminale dhe forcave RENEA.

“Falë mbështetjes së  gjermane Policia e Shtetit do të ketë një shërbim modern dhe të sigurt komunikimi të brendshëm", u shpreh ministri i Brendshëm Balla pas takimit.

Një grup prej 16 policësh janë krah kolegëve gjermanë në garantimin e sigurisë gjatë europianit.

Dy ministrat shkëmbyen si dhuratë dhe dy fanella të futbollistëve të kombëtareve përkatëse ku prapa ishin emrat e tyre

 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve