Vendimi i Kurtit krijoi radhë të gjata në kufi, Balla në Morinë takon Xhelal Sveçlën: Duhet zgjidhje, të mos vonohen mërgimtarët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar vetë në Morinë për të kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje që do të lehtësojë fluksin e udhëtarëve në pikën kufitare të Morinës.

Takimi vjen në një kohër kur një vendim i Qeverisë së Kosovës, i kërkon udhëtarëve që nuk ka targat e Kosovës në automjetin e tyre, të paguajë një taksë siguracioni. Kjo ka krijuar radhë të gjata makinash në Pikën kufitare të Morinit të mërgimtarëve që kthehen me pushime. 

Pse krijohen radhët?
 Këto radhë krijohen sepse makinat me targa të huaja me përjashtim të mjeteve me targa të Shqipërisë duhet të paguajnë siguracion për të hyrë në Kosovë. Bazuar në vendimin e  Ministrisë së Financave të Kosovës, është e nevojshme regjistrimi, për të përfituar rimbursimin e siguracionit.

Propozohet zgjidhja

Në takimin me homologun kosovar, ministri i Brendshëm Taulant Balla veç shqetësimit ka ofruar dhe mundësi zgjidhjeje për ti ardhur në ndihmë qytetarëve. Propozohet që pajisjen me siguracion mos ta bëjnë më në pikën kufitare por brenda një distance, 50-100 km.

"Arsyeja e këtij takimi është një kërkesa e imja, gjatë fundjavës së kaluar në kontakt me Ministrin Sveçla.. Shqetësimi im është që sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim nga gjithë Europa e jo vetëm për t’u kthyer, të gjejmë të gjitha mundësitë që gjatë kthimit të tyre në Kosovë përmes Pikës së Kalimit të Morinës, koha të jetë shumë e shkurtër. Ose të gjejmë modalitetet sesi t’i japim një zgjidhje që pajisjen me siguracion, mos ta bëjnë më në pikën e kalimit kufitar, por, një propozim ka qenë, ta bëjnë brenda një kohe të caktuar, sapo hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende p.sh., ka një model që brenda një distance, 50-100 km, ke kohën ose mundësinë për t’u pajisur me këtë siguracion. Mendoj që një prej arsyeve të këtij niveli të lartë të këtij trafiku është pikërisht kjo" tha Balla.

Takimin e ka kërkuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili tha se ka kërkuar nga homologu i tij që të gjendet një zgjidhje të shpejtë. Në anën tjetër ministri Sfeçla tha se ka vullnet politik për të ardhur shumë shpejt tek kjo zgjidhje.

"Ne kemi vullnetin më të mirë të mundshëm që mërgatave tona, t’iu shërbejmë shpejt, me efikasitet dhe po mendojmë disa variante se si të tejkalohen këto vështirësi.Biseduam edhe me ekipet tona, zgjidhje ka. Patjetër që ka një vullnet të jashtëzakonshëm politik dhe unë besoj se shumë shpejt do të vërehen ndryshime të rrënjësishme" tha ministri Sveçla.

Ministri i Brendshëm la të kuptojë që zgjidhja të arrihet për çështje ditësh.

Pyetja e gazetarit: Variante pas gushtit, pasi të mbarojë sezoni, se vera iku?!
Ministri Sveçla: Jo, assesi, ne tashmë, është hera e dytë, për disa ditë që unë jam këtu. Ka tashmë përmirësime, por po flasim për zgjidhje tash, menjëherë.

Ky takim nuk do të jetë i vetmi mes dy ministrave, por duket që do të pasohen nga të tjerë.

Taulant Balla: "Mos u habisni unë do të takohem shumë shpesh, sepse kemi shumë marrëveshje të firmosura tashmë të cilat duhet të zbatohen. Mërgimtarët presin prej nesh të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje. Unë mendoj që do ta gjejmë një zgjidhje për këtë çështje. Sa për çështjet e tjera kemi kohë të flasim dhe natyrshëm ajo që i takon dy ministrave, është të zbatojnë marrëveshjet për të cilat kryeministrat kanë firmosur " 

Xhelal Sveçla: Ne kemi shumë marrëveshje, të cilat janë të nënshkruara mes dy ministrive dhe po punojmë intensivisht që të gjitha ato marrëveshje të implementohen edhe në realitet.

Takimi vjen 11 ditë pasi Taulant Balla mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe në kulmin e mospërputhjeve mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, që lindën pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
Vendimi i Kurtit krijoi radhë të gjata në kufi, Balla shkon në Morinë i kërkon Svelçës zgjidhje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar vetë në Morinë për të kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje që do të lehtësojë fluksin e udhëtarëve në pikën kufitare të Morinës.

Çfarë ka ndodhur?

Vendimi i Qeverisë Kurti e cila i kërkon çdo udhëtari që nuk ka targat e Kosovës në automjetin e tij, të paguajë një taksë siguracioni ka krijuar radhë të gjata makinash në Pikën kufitare të Morinit

Ministri Balla i propozoi sot homologut kosovar Xhelal Sveçla zgjidhjen


“Për shkak se për të gjitha targat me përjashtim të targave të shqipërsë do të duhet të pajisen me siguriacion merr kohë të caktuar. Shqetësimi im është sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra të gjejmë mundësitë që gjatë kthimit të tyre në Kosovë përmes Morinës koha të jetë shumë e shkurtër ose të gjejmë modalitetet si ti japim një zgjidhje, që pajisjen me siguracion të mos e bëjmë më në pikën e kalimit kufitar.“

Propozimi për zgjidhje?

Një propozim është që siguracionin ta presin sapo hyn në territorin e republikës së Kosovës ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende ka një model që brenda një distance 50 -100 km ke mundësi të pajisesh  me siguracion.

Kam besim që kolegu im do të gjejë një zgjidhje në komunikim edhe me ministrinë e Financave se nuk bëhet fjalë për pengesë nga dy policitë tona por cështje administrative

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepelena: 24/07/2023 16:34

    Shikoni se ne cfare situate te turpshme i ka sjell marredheniet me Shqiperine Albini. E ka shmangur takimin me Ramen 2 here, me justifikime teresisht absurde. Dhe tani ministrat e brendshem takohen ne kufi, sikur te ishin ne gjendje lufte me njeri tjetrin. Nje populist i shemtuar qe luan me karten e super-patriotit. Dhe nje mashtrues, qe shtiret si parimor, por e ka me te lehte te merret vesh me kriminela serb te shpallur non-grata se sa me kryeministrin e Shqiperise apo me aleatet perendimor qe i mundesuan pavaresine Kosoves.

    Përgjigju
  • Driza: 24/07/2023 16:30

    Mergimtatet ia dhane fitoren Kurtit me votat e tyne. Ani tash le te knaqem tu prit e tu pagu per qeverin qe vete e kan votu

    Përgjigju
  • Nik: 24/07/2023 15:46

    Patjetër , keni vullnet të tejkaloni vështirësit që i krijuat vet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet