Balla në Parlamentin Europian:
Zgjedhjet një hap i madh përpara

Balla në Parlamentin Europian:<br />Zgjedhjet një hap i madh përpara
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i ftuar në Komitetin e Politikës së Jashtme “Willy Brandt”, në Parlamentin Europian.

Ky Komitet, i cili përbëhet nga eurodeputetë të Grupit Socialist dhe Demokrat, drejtohet nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, njëkohësisht edhe raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Në mbledhjen e radhës të këtij Komiteti euroedeputët u informuan nga deputeti Balla mbi përfundimin me sukses të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.
“Zgjedhjet vendore të 21 qershorit ishin një hap i madh përpara, drejt përmbushjes së standardeve më të mira për mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore, administrimit të procesit gjatë ditës së votimit, për të konkluduar me një përfundim në kohë rekord, krahasuar me vitet e mëparshme, të procesit të numërimit”, tha Balla.

Referuar Raportit Përfundimtar të Zgjedhjeve që pritet të publikohet në shtator nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, deputeti Balla u shpreh se mazhoranca parlamentare do të bëjë gjithçka për implementimin e të gjitha rekomandimeve.

Ndërkohë, Presidenti i Komitetit “Willy Brandt”, Knut Fleckenstein dhe Presidenti i PSE, Sergei Stanishev, përgëzuan bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Edi Rama dhe Ilir Meta, për progresin e arritur nga Shqipëria, tashmë edhe në organizimin e zgjedhjeve të lira edhe të ndershme.

Grupi Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, duke vënë theksin në domosdoshmërinë e reformës në sistemin e drejtësisë. 

balla

balla

Marrë nga ATSH


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh