Balla në Shkup, takon presidentin e Maqedonisë së Veriut: Duhet të bashkëpunojmë më tepër kundër përpjekjeve të Rusisë për të minuar demokracinë

MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, së bashku me  delegacionin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë zhvilluan ditën e sotme një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Shkup.

Balla u shpreh gjatë takimit se dyja vendet duhet të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin, në  mënyrë që të ndalohen përpjekjet e Rusisë për të për të ndërhyrë në demokracinë e dy shteteve.

 “Duhet të bashkëveprojmë në përballjen me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë, përmes financimeve drejt partive politike, mediave, duke paguar histori, ads në facebook dhe duke shpërndarë lajme të rreme ose keqinformim në rrjetet sociale. Nëse në Ukrahinë, Rusia sulmoi demokracinë me rraketa, tanke dhe ushtri, në shumë vende në Europë që nga viti 2014, po ashtu edhe në SHBA, Rusia është përpjekur të minojë demokracitë me financime dhe ndërhyrje të paligjshme”,  ka thënë Balla gjatë takimit teksa ka shpërndarë në Facebook dhe disa pamje nga takimi të zhvilluar. 

 

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren