Balla në takimin e PES në Madrid: Do të vazhdojmë që të udhëheqim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Balla në takimin e PES në Madrid: Do të vazhdojmë që të udhëheqim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka nisur një vizitë në Spanjë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane që po zhvillohet në Madrid. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Balla  deklaron se është koha që në të gjithë të promovojmë drejtësi, liri dhe qëndrueshmëri në Evropë. Gjatë ditës së nesërme, Taulant Balla do të mbajë nje fjalim në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane.

Postimi i plotë i Taulant  Ballës:
“Kongresi i zgjedhjeve të PES PSE (Partitë Evropiane Socialiste) në Madrid. Është koha që në të gjithë të promovojmë drejtësi, liri dhe qëndrueshmëri në Evropë. Shqipëria ka bërë hapa me rëndësi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sigurisht që ne socialistët do të vazhdojmë që të kemi rolin drejtues të këtij procesi historik”, shkruan Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë