Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla tha nga Elbasani se këto akte të dhunshme në protesta nga të miturit janë duke u sponsorizuar nga opozita. Balla tha se protesta e nisur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur nga opozita, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha. Balla shprehet se të miturit sponsorizohen me para opozita dhe më pas dalin në qytete dhe shkatërrojnë çdo gjë që u del para.
Nga Elbasani, Balla tha se tashmë kemi të bëjmë me akte dhune, huliganizëm dhe vandalizëm dhe jo më një portestë.
"Protesta e ditës së parë ishte një protestë e nisur nga zëra qytetarë të paangazhuar politikisht. Por protesta tashmë është grabitur nga politikanët e së keqes në Shqipëri. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha janë tashmë grabitësit e protestës e cila nisi si një protestë e drejtë, për të ngritur zërin kundër një akti që prokuroria e vendit e ka cilësuar kriminal, është marrë i pandehur punonjësi e policisë ndërsa gjykata vijon procesin ndaj tij.Ndërkohë shqiptarët nuk kanë harruar se kur Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, vrisnin qytetarë bashkë në bulevard, urdhrat e prokurorisë për vrasësit nuk ekzekutoheshin, madje vrasësit merreshin në mbrojtje dhe gradoheshin. Lulzim Basha u gradua nga Sali Berisha për vrasjet në bulevard. Në këtë këndvështrim, për të qenë korrekt me përgjigjen, dua të them se protesta qytertare tashmë është grabitur nga opozita e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Tashmë kemi të bëjmë me akte dhunë, huliganizëm dhe vandalizëm.Ju jeni dëshmitarë që edhe në Elbasan pati një tentativë për protestë e cila u organizua nga Partia Demokratike. Në Shkodër organizimi është nga Partia Demokratike e në qytete të tjera po ashtu.
![]()
Dhuna po sponsorizohet dhe paguhet nga paratë e korrupsionit të pandëshkuar të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Sali Berishës e Lulzim Bashës. Prandaj dua t'ju them që këto akte dhune nuk kanë ndodhur kurrë në 30 vite. Nuk janë sulmuar kurrë në Shqipëri sinjalistika rrugore, të digjen kazanët e mbetjeve, apo selitë e partive. Ky është frymëzim që vjen nga paratë e korrupsionit. Por ne e kemi thënë, sa më shumë do të vijnë dhimbjet nga goditjet e SPAK-ut, aq më shumë do të rritet vandalizimi i politikës se politikanëve të së keqes", tha Balla.
Taulant Balla tha se shpreh solidaritetin me policët e dëmtuar nga protestat, ndërsa thekson se ajo po bën detyrën e saj duke mbrojtur institucionet.
I.K/r.k./Shqiptarja.com"Policia shqiptare po mbron pronën publike. Po mbron institucionet në këtë vend dhe jemi në kushtet ku kemi një numër të konsiderueshëm punonjësish policie të dëmtuar nga goditjet e adoleshentëve dhe jo vetëm. Shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë të dëmtuar dhe familjet e tyre sepse ata janë në shërbim të komunitetit. Janë më shumë se 200 punonjës policie në këto 30 vite, të cilët kanë humbur jetën, në përpjekje me bandat. Për sa i përket rastit tragjik të 25 vjeçarit, ne kemi vendosur një standard, me një akt moral të dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm. Dorëheqja e Ministrit është akt moral dhe standard politik, kërkesa për dorëheqjen e Drejtorit të Policisë është një inspirim që vjen nga selitë e PD dhe LSI", tha Balla.
Komente


Pse merreni me opinione,arresto organizatoret e protestes,keputu koken politiqenerve qe fshehen ate debilin stresi qe shurr ne breke, dhe qetesia vjen vete. Po u ben karshillek metaj dhe metaj-kryemadhi,atje coje FNSH-ne ti fusi ne arrest shtepie, te ruhen me police brenda e jashte shtepise,keta familje krimineli.Prite kur ti vije ne ndihme ramuti me qente nga kosova si per termetin.
PërgjigjuO kar ka shume urrejtje qe e keni lene lekun vetem ne disa duar.do hane te gjith o ballamo
PërgjigjuRrofte Birisha te cohemi ta kallim Shqipnin dhe te na prij baca Sali
PërgjigjuMy idjoti ska ci ben gomarit I bie samarit
Përgjigju