Duke komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Akademinë e Sigurisë, ku mbi 50 studentë të këtij institucioni u helmuan si pasojë e ushqimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konfirmoi marrjen si prova të ushqimeve të konsumuara nga studentët dhe vazhdimin e hetimeve për këtë çështje. Ai bëri të ditur se policia ka arrestuar dy persona përgjegjës për pjesën administrative dhe përgatitjen e ushqimeve, ndërsa është shpallur në kërkim edhe administratorja e kompanisë së kateringut.
Deklarata e plotë e Hitës:
“Ka qenë një ngjarje sensitive dhe për ne. Jemi njoftuar se disa prej studentëve kanë shkuar në spital. Gjendja e tyre ishte me simptoma të lehta, jo të rënduara. Kemi marrë masa për të gjithë studentët. Sa i përket veprimeve që ndërmorëm dje, arrestuam 2 personat përgjegjës që kanë kryer pjesën administrative dhe përgatitjen e ushqimeve. U shpall në kërkim dhe administratorja e firmës. Bllokimi i lëndës që u përdor u bë në bashkëpunim me AKU,. Aktiviteti i subjektit tregtar nuk është ndërprerë, pasi ka dhe disa institucione të tjera ku vepron. Shkeljet konkrete do të bëhen të ditura në vijim. Për momentin kemi marrë vetëm njoftimin që këta studentë janë helmuar. Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Dje u bë bllokimi i lëndëve apo sasitë ushqimore të përdorura nga studentët. Kompania vazhdon të furnizojë studentet edhe sot. Do të vijojë më tej se si do të operohet.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Nesër protesta e PD/ Hita: Leja vetëm para bulevardit, për çdo shkelje reagojmë në bazë të Kodit Penal










