Balla: Nga java e ardhshme dronët Bajraktar kontrolle edhe për kanabis

Balla: Nga java e ardhshme dronët Bajraktar kontrolle edhe për kanabis

Taulant Balla

Nga java e ardhshme, dronët “Bajraktar” do të përdoren për kontrollin e territorit shqiptar për të evidentuar rastet e kultivimit të kanabisit, duke plotësuar monitorimin nga ajri me avione të Guardia di Finanzës.

Ministri Balla e dha lajmin teksa u pyet nga gazetarët në aktivitetin e zhvilluar së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku, ku u firmos marrëveshja mes policisë rrugore dhe asaj bashkiake.

'Unë e kam thënë prej mes korrikut të vitit të kaluar kur kam marr detyrën që viti 2024 duhet të jetë dhe viti ku fenomenit të kultivimit të kanabisit duhet t’i japim dhe një goditje shfarosëse dhe dua të konfirmojë se përveç monitorimit nga ajri përmes  protokollit të bashkëpunimit që kemi me GdF këtë vit duke filluar nga java e ardhshme ne do të kemi mundësin fal edhe protokollit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ne do të përdorim edhe dronët “Bajraktar”, të cilët do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me një fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht cannabis sativa, por gjithashtu të mos harrojmë që fokusi i monitorimit të vendit me dronët “Bajraktar”, do të jetë kundër të gjitha formave të tjera të krimit përfshirë këtu dhe krimet  mjedisore, përfshirë këtu bashkëpunimin mes Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, njësisë operacionale e cila do të vendosi në përdorim dronin “Bajraktar” edhe me IKMT për të luftuar dhe fenomenin e ndërtimeve pa leje apo forma të tjera të krimeve mjedisore, po ashtu dhe kuadër të masave tona që lidhen me sezonin turistik', u shpreh Balla.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/04/2024 01:50

    Z.Balla,pse shperdoron ato drone aq te kushtueshme per t'u blere e mirembajtur, per te gjetur kanabisin?! Mendon se e bejne punen me mire se nje dron i rendomte qe mund t'a blini ne cdo dyqan dhe fale te cileve,te apasionuarit e vidiove dronike nga qielli,duke filluar nga Rama e deri tek qytetari me i thjeshte kane mbushur portalet me pamje nga cdo skute e kend i vendit?!

    Përgjigju
  • Keci: 12/04/2024 20:47

    Por s'janë 2 satelitët në punë për këtë gjë? Dronët janë ushtarak, si mund ti përdorësh brenda vendit ( apo kemi kaluar gjë në gjendje të jashtëzakonshme).

    Përgjigju
    • Cjapi: 12/04/2024 21:22

      Cilet satelite? Vertete mendon se jane ne funksion? Satelitet jane si puna e inceneratoreve. Balla ngre dronet ne ajer nderkohe qe policia poshte qe nga Spz e deri tek shefat e medhenj jane te zhytyr ne korupsion dhe lidhje me krimin.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi