Balla nga Kamza: SHBA 'noterizoi' 30 Qershorin me vulën e ngjashme për të mos hyrë më Sali Berisha në Amerikë

Balla nga Kamza: SHBA 'noterizoi' 30 Qershorin me vulën e ngjashme për të mos hyrë më Sali Berisha në Amerikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale në Kamëz ka deklaruar se SHBA sapo i kanë vendosur vulën e noterisë 30 Qershorit, të ngjashme me vulën për të mos hyrë më Sali Berisha në SHBA. 

Gjatë takimit me banorët e Kamzës së bashku me kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki, Rakip Suli, Balla u shpreh se duhet të jetë e qartë si për Lulin dhe Xhelalin se 30 Qershori është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë.

Vota është e shenjtë dhe është e popullit. Nuk del dot sot as Ilir Meta, as Sali Berisha, as Lulzim Basha e Monika Kryemadhi tu heqin të drejtën shqiptarëve për të votuar. E drejta për të votuar është një e drejtë që e kemi fituar në vitin 1990. Këtu në Kamëz 30 Qershori është një moment historik çlirimi nga keq qeverisja lokale dhe peng-marrja politike e PD-së. Me 30 Qershor shqiptarët duhet të ndëshkojnë me votë katër politikanët, Berisha-Meta-Kryemadhi-Basha. Për herë të parë SHBA ka treguar me gisht emrat e dy politikanëve Basha dhe Kryemadhi. Keqardhje për degradimin anti demokratik të Partisë Demokratike. SHBA, BE dhe OSBE njohin vetëm 30 Qershorin”, deklaroi Balla.

Nga Kamza Balla i bëri thirrje çdo punonjësi të bashkisë Kamëz që të mos përdoret më nga Xhelal Mziu dhe tutorët e tij politike.

Çdo krim zgjedhor do të ndëshkohet ashpër nga Ligji dhe Drejtësia”, u shpreh Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?