Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Mallakastra është shprehur se ky qytet tashmë ka marrë një pamje tjetër, krejt ndryshe nga kur ky qytet qeverisej nga Sali Berisha.
Balla u shpreh se Saliu shiti Rafinerinë si dhe ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, si dhe i ka bërë thirrje por SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një.
“Të gjithë e mbajmë mend se si ishte qyteti i Ballshit para pak vitesh, nuk bëhej fjalë për asfalt por ishte në një gjendje që kryeqendrës së Mallkastrës nuk i shkonte dhe nuk i kishte hije gjendja në të cilën kishte degraduar. Rafinerinë e shiti Sali Berisha, me Ballshin ka llogari për të dhënë, ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, por unë këtu nga Ballshi i kërkoj SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një”.
Kur ju thonim ne para dy vitesh mos e votoni Lulin se prapa është Saliu ju thonit jo është Luli, po çfarë Luli, ja ku i keni tani dhe Saliun dhe Ilirin bashkë më në fund. Dhe ndaj duhet që në 14 Maj të kemi një fitore me diferecë të madhe e cila na çon që në zgjedhjet e 2025 të kemi një mandat të katërt të Partisë Socialiste”, tha Balla.
Ai e shiti,ju e cuat per skrap dhe nuk e zevendesuat,te gjithe bashkefajtore,te gjithe bashkevuajtes!!!
PërgjigjuO Taulant Daçiçi shqipfolës ti dhe Edvin shkjau shqipfolës e futet serbin në Durrës o tradhtar i pështirë!
Përgjigju