Edhe pse shifrat e kultivimit të kanabisit për vitin 2023 në Vlorë ishin modeste dhe të pakrahasueshme me Shkodrën, Lezhën, Krujën apo Tropojën, nga qyteti bregdetar, ministri i Brendshëm Taulant Balla shpalosi qëllimin e sezonit veror, nxjerrjen nga lista e halleve dhe problemeve të këtij vendi.
“Në vitin 2023 i kemi dhënë një goditje të fortë kultivimit të bimëve narkotike. Por në këtë vit duhet që përfundimisht të heqim vendin nga halli i kultivimit të bimëve narkotike kanabis”, tha Balla.
Në një takim në Horë-Vranisht të Himarës, ku të pranishëm ishin kryetarët e bashkisë së qarkut Vlorë, drejtues të policisë e më gjerë, Balla foli për përdorim të dronëve në monitorim nga ajri, së bashku me Guardia di Finanza.
“Gjatë këtij viti dhe shumë shpejt do të nis monitorimi nga ajri edhe me dronët “Bayraktar” bashkë me Guardia di Finanza që do të intensifikoj kontrollet. Me qëllim jo vetëm kultivimin e bimëve narkotike, por edhe goditjen e ndërtimeve pa leje”, u shpreh Balla.
Balla kërkoi nga policët që të përqendrohen në dy pika të veçanta, ndërtimet pa leje në bregdet dhe malet me kanabis.
“Nuk do të merremi më me çatitë e fshatarëve, këto procedura janë lehtësuar për qytetarët por kontrolle të ndërtimeve pa leje në bregdet dhe për kanabis. SPZ-të nuk kanë më pse të merren me këtë punë, mjaft më me historitë e çative”, theksoi ministri.
I pranishëm në takim ishte edhe prefekti Vangjel Tavo, pozicion i cili pas ndryshimeve ligjore të miratuara së fundmi ka marrë më shumë kompetenca, sidomos në drejtim të sigurisë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi
26 Janar, 16:31
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në qytetin e Vlorës, 2 të arrestuar
26 Janar, 12:50
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Vlorë/ Siguroi automjetin që u përdor në atentatin ndaj Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi! Autorët ende në arrati
25 Janar, 14:54
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)
24 Janar, 10:34
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
Do I besh te gjitha ahahahaa
PërgjigjuOre Kokmodh Librazhdi. Droni është për qëllime luftarake dhe jo kontroll territori. Po satelitet Albania 1 dhe 2 që ndodhen në qiell pse si përdorni?!
Përgjigjuo zoti Minister ne vlore zbardhe vrasjet dhe grupet qe levizin larte e poshte se e ke policin te koruptu se i dine te gjitha dhe nuk veperjne dhe paguhen nga grupet kriminale keto shiko pa hashashi duan policat qe e lene dhe ndertimet mbyllen shpejt po maskarenjve si i behet vi kamera ne gjithe qytetin dhe semafore
Përgjigju