Mëngjesin e sotëm Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka vizituar Zyrën Postare në Librazhd, e cila është rikonstruktuar.  

Ai përmes një statusi në rrjetin e tij social ka bërë me dije shërbimet postare që do të jenë në dispozicion të qytetarëve si 20 shërbime postare dhe financiare, 3 sportele në shërbimin tuaj në 7 ditë të javës, asistencë për aktivizimin e aplikacionit e-Post, përkushtim, cilësi dhe korrektësi maksimale.

“Gjithashtu vazhdon puna për rikonstruksionin edhe në disa njësi administrative.”, shkruan ai në fund.