Balla: Opozita nuk është për punë, por për piknik, aheng e zhurmë me babalen, pastaj gjumë

Balla: Opozita nuk është për punë, por për piknik, aheng e zhurmë me babalen, pastaj gjumë

Taulant Balla gjate takimit ne Librazhd

Llogaridhënia publike e Qeverisë vijoi sot përballë banorëve të tre lagjeve të qytetit Librazhd. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij tha se Librazhdi përfiton edhe këtë vit disa investime të rëndësishme në infrastrukturë rrugore dhe urbane, arsim, shëndetësi, ujësjellës-kanalizime etj.

Është e vërtetë që qyteti i Librazhdit ka ndryshuar tërësisht, por puna jonë duhet të vazhdojë pa e ulur ritmin madje duke e shtuar atë. Kemi ende shumë probleme pa zgjidhur, e që unë e di fare mirë besimin e madh që më keni dhënë mua dhe Edi Ramës 1 vit më parë dhe që prisni të marrin zgjidhje. E kush e priste 5 vite më parë që Qeveria shqiptare bashkë me atë gjermane të investonin si sot miliona euro në rrjetin e amortizuar prej vitesh të ujësjellës-kanalizimeve të qytetit ton, apo që Benzi t’i prodhojë timonat në Librazhd. Po ju dini fare mirë të bëni dallimin. Ata që kemi përballë (opozita) nuk i kemi për punë. Ata janë për piknik, aheng e zhurmë me babalen dhe pastaj gjumë.

Taulant Balla

Të shtunën opozita ka paralajmëruar një protestë para Kryeministrisë, qëllimi i së cilës është largimi i qeverisë Rama. Opozita akuzon ministrin e Brendshëm se mbrojti vëllanë të dënuar në Itali për trafik droge. Pak ditë më parë PD publikoi një përgjim misterioz, autorësinë e të cilit e mori gazetari Jetmir Olldashi, por që ngriti shumë pikëpyetje, pasi ka shumë kontradikta në deklaratat e tij dhe dëshmitarit 'X' Albert Veliut, që pretendon se ka folur me vëllanë e ministrit Xhafaj për trafik droge.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BALLA DHE SOTA me KURUMIN TURK.: 24/05/2018 04:15

    Nese DONALD LU DO TE HESHT EDHE KETE RADHE PER MENYREN SE SI UDHEHEQ RAMA ME MINISTRA TE KOZA NOSTRES ATEHERE JEMI NE ALBANISTAN .

    Përgjigju
  • Zalo mallakaster: 24/05/2018 02:55

    Z TAULANT TE SHIKOJME DITEN E SHTUNE CDO TE NDODHI ME PIKNIKUN TEND GJYSMEN E ELBASONIT QE KE LON PA UJE DO TI BASHKOHEN PROTESTES PERMBYSESE TE QEVERISE TE SHIKOJME SI DO JETE DITA E SHTUNE PIKNIK APO PERMBYSJE TE QEVERISE SE DROGES

    Përgjigju
  • Faik: 23/05/2018 23:03

    Shumë e drejtë Taulant ! Vetëm se BABALJA është më lart sesa çdo Funksionar i Lartë i PD KRIMIT ! Mbase Tingëllon si IRONI , por është mëse e Vërtetë ! 100 mijë herë më mirë BABALJA sesa LULI KRIMINELI !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump